Itali/ Shkoi të vidhte vilën, shqiptari bie nga ballkoni

482
Një shqiptar ka rënë nga kati i dytë i një vile në Torino, pasi u pengua në kangjellat e ballkonit.
32-vjeçari Ervin Cukaj, kishte hyrë në një vilë për të vjedhur në momentin që dëgjoi se pronarja e shtëpisë ishte kthyer para orës që ai kishte parashikuar dhe ajo po mundohej të hapte derën e shtëpisë.
Që të shpëtonte pa u parë, Cukaj, i cili kishte me vete një çantë plot me ora dhe para iu drejtua ballkonit dhe gjatë një momenti u pengua në kangjella duke rënë në oborr.
Disa kalimtarë kanë dëgjuar ulërimat e dhimbjes të “skifterit” dhe kanë lajmëruar policinë.
Cukaj u transportua me ambulancë drejt spitalit dhe pasi policia sqaroi situatën, ai u arrestua me akuzën e vjedhjes.
Sigal