Itali/ Shkatërrohet banda shqiptare e prostitucionit, në pranga shqiptari që e drejtonte nga burgu

57

Policia
italiane e Firences ka shkatërruar sot një bandë shqiptare që merrej me
shfrytëzim prostitucioni duke vënë në pranga 8 persona, të gjithë shqiptarë. Po
kështu janë të përfshirë edhe 2 shqiptarë të tjerë të cilëve iu është caktuar
masa ‘detyrim paraqitje’.

Arrestimet janë kryer në Itali, Francë e Shqipëri, ndërsa
rrjeti drejtohej nga burgu nga një shtetas shqiptar.

Hetimet e këtij operacioni kanë zgjatur rreth 1 vit e
gjysmë nën drejtimin e prokurorit të Firences Leopoldo De Gregorio dhe janë
përdorur përgjimet telefonike, vëzhgimet dhe ndjekjet.

“Hetimet do të vazhdojnë duke dëgjuar dëshmitë e vajzave që
janë shfrytëzuar si prostituta”,- tha kryeprokurori i Firences Giuseppe Creazzo
– për të parë nëse do të rezultojnë krime të tjera përveç shfrytëzimit të
organizuar të prostitucionit”.

KAPOJA I ORGANIZATËS

Në krye të organizatës ishte një 37-vjeçar shqiptar që drejtonte gjithçka nga
një burg në Shqipëri ku ndodhet si i dënuar për tentativë vrasje. Grupi kontrollonte
në veçanti dy rrugë të Novolit: rrugën Forlanini dhe Pellas, në veri të
qytetit.

Prostitutat e tjera që nuk ishin pjesë e organizatës dhe që
tentonin të ushtronin aktivitetin në zonë, sulmoheshin dhe largoheshin me
forcë.

Në disa raste shfrytëzuesit e tjerë i paguanin rreth 300
euro në muaj organizatës për të lejuar të mbrojturat e tyre të punonin në zonë.