Itali: Sekuestrohet 90 kg heroinë, arrestohen 16 persona mes tyre edhe shqiptarë

468
Sigal

Gazeta
Telegraf/

Policia
italiane e Riminit ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, duke
sekuestruar 10 kilogramë kokainë, 90 kg heroinë dhe dy tonë marijuanë.
Në kuadër të operacionit të koduar “100%”, janë arrestuar
16 persona, mes tyre shqiptarë, italianë dhe rumunë.Hetimet rreth organizatës
kriminale kishin 3 vjet që kishin nisur dhe policia ka sekuestruar edhe 5
milionë euro të mira materiale.Sipas mediave
italiane, që i referohen burimeve të Guardia di Finanza-s, droge transportohej
mbi motoskafë përmes detit. Mësohet se trafikantët komunikonin me njëri-tjetrin
përmes kodeve që kishin zgjedhur për t’i shpëtuar gjurmimit telefonik nga
agjentët e policisë.