Itali, sekuestrohen 1.5 ton drogë, pranga shqiptarit

496
Një sasi prej 1.5 ton droge është sekuestruar sot në Brindisi të Italisë, ndërsa në pranga ka përfunduar një 22-vjeçar shqiptar. ‘Brindisioggi’ shkruan se bëhet fjalë për shqiptarin Abaz Mamo, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
Të njëjtat burime theksojnë se lënda narkotike, e cila kishte ardhur nga Shqipëria, u kap në një shtëpi, e cila ishte kthyer në një magazinë, ndërsa ruhej nga dy shqiptarët. Mësohet se droga ishte paketuar në sasi nga 5 deri në 25 kg dhe peshonte 1 ton e 610 kg.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes u sekuestruan dhe dy pistoleta, një “Dan Wesson” e kalibrit 357 dhe një “Beretta” e kalibrit 7,65. Sakaq, shqiptari ndodhet në paraburgim, ndërsa policia është vënë në ndjekje të bashkatdhetarit tjetër.
Sigal