Itali, policia kap gjysëm ton drogë të ardhur nga Shqipëria

584
Sigal

Autoritetet italiane kanë sekuestruar këtë të hënë në një barkë peshkimi në Leccese një sasi prej 500 kilogramësh drogë.

Policia italiane ka vënë në pranga gjithashtu dhe 4 persona, mes tyre dhe një shqiptar. Mjeti i lundrimit me drogën në brendësi po transportohej përmes një fuoristrade të tipit Mitsubishi si dhe shoqërohej nga një tjetër veturë e cila drejtohej nga shqiptari i identififkuar si Arsen Xhaferri.

Në makinë me shqiptarin ishin dhe dy vëllezër italiane, Cristian e Michele Cito, të dy persona me precedentë penalë.

Barka rreth 6 metra e gjatë kishte në brendësi të saj gjysëm toni drogë e llojit marijuanë. Lënda narkotike ishte futur në thasë dhe e shënjuar me simbole të ndryshme. Droga dyshohet se vinte nga Shqipëria dhe po transportohej nga trafikantët në mes të ditës.