Itali/ Kapet gomonia me 760 kg kanabis e nisur nga Shqipëria

560
Sigal

Në përfundim të një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe
Guardia di Financës u bë e mundur kapja e një gomoneje me rreth 760 kg kanabis
të paketuar në bord.


Sipas
një njoftimi zyrtar, policia arrestoi një shtetas shqiptar me inicialet E.M, 29
vjeç, nga Vlora, si dhe një shtetas italian.
 

Pas sinjalizimit nga Policia e Shtetit nëpërmjet zyrës
Interforce dhe Nuklit detar në Durrës, reparteve operative të Guardia Di
Financës në Bari dhe Leçe iu deshën rreth 3 orë për ta lokalizuar mjetin
lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike dhe për ta kapur atë, 10 milje afër
lokalitetit Sant Andreas në Leçe.
 

Mjeti lundrues ishte rreth 8 metra i gjatë e i pajisur me
motorë të fuqishëm për lundrim. Po vijojnë procedurat për zbulimin dhe 
kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.