Itali, kapet gomonia me 1.2 ton marijuanë nga Shqipëria, vlera rreth 12 milion euro

551
Dy shqiptarë me inicialet H.E. 37 vjeç e M.H 34 vjeç janë arrestuar nga autoritetet italiane në Bari. Shqiptarët drejtonin një gomone të fuqishme me drogë që po udhëtonte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Në bordin e saj janë gjetur 52 pako marijuanë me një peshë totale prej 1 ton 215 kg.
Drejtoria Antimafia e Policisë së Barit në bashkëpunim me repartin territoral të policisë financiare të komunës së Barleta e Molfeta kanë sekuestruar drogën që vinte nga Shqipëria dhe kanë arrestuar dy skafistët shqiptarë, banues në Vlorë. Gomonia e gjatë rreth 9 metra dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit është ndaluar nga roja bregdetare e financës italiane pas disa minuta ndjekje në brigjet e qytezës Molfeta. Sipas autoriteteve italiane lënda narkotike e shitur në treg do të sillte një përfitim prej 12 milionë euro.
Sigal