Itali/ Emigranti shqiptar var veten

601
Sigal

Është gjetur trupi i pajetë i një emigranti shqiptar 47 vjeçar i varur në një pemë, gjatë paradites së sotme në qytetin Campobasso në rajonin e Molisses.
Emigranti shqiptar i cili punonte si murator e jetonte prej 20 vitesh në këtë qytet mendohet se është vetëvarur.
Trupi i tij është gjetur në një ish gurore rreth orës 10:00 të mëngjesit, nga një kalimtar i rastit, i cili ka njoftuar menjëherë forcat e rendit.
Trupi i shqiptarit, i cili shfaqte shenja hipotermie nga i ftohti i madh i këtyre ditëve është transferuar në spitalin e qytetit për t’iu nënshtruar autopsisë.