Itali, emigranti shqiptar, Saimir Merja, mes 6 viktimave në fabrikën e fishekzjarreve

607
Gjashtë të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i përkohshëm i shpërthimit të një fabrike të prodhimi të fishekzjarreve në Modunjo, në periferi të Barit. Mes viktimave edhe një shqiptar, Saimir Merja, 28 vjeç.
Zëvendësprokurori i Barit, Xhuzepe Volpe, është cituar nga mediat italiane të thotë se mund të ketë viktima të tjera, por është ende herët për t’u futur në brendësi të godinës së rrënuar.
Sipas mediave italianë, fillimisht ka shpërthyer një furgon i mbushur me fishekzjarre që ndodhej brenda godinës, e më pas e gjithë fabrika është përpirë nga flakët.
Në çastin e shëprthimit, në fabrikë ishin 14 vetë, ndërsa mësohet se po punohej me kapacitet të plotë për prodhimin e fishekjzarreve që priteshin të shiteshin për kremtimin e disa festave të ndryshme të këtyre muajve.
Zona është izoluar totalisht nga forcat karabiniere dhe ato zjarrëfikse, si dhe plot 118 ambulanca për t’i ardhur në ndihmë personave në nevojë ndërsa dy avionë janë vënë në lëvizje për të shuar zjarrin e përhapur edhe në një pyll aty pranë.
Ndërkohë njësia anti eksploziv ka bërë shpërthimin e telekomanduar të godinës për të kufizuar nën gërmadha lëndën plasëse që ndodhej brenda.
Për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti italian, Serxho Matarela, i cili përveç ngushëllimeve për familjarët e viktimave ka kërkuar zbardhjen sa më shpejt të çështjes.
Sigal