Itali/ Arrestohet shqiptari për propagandë pro ISIS në Facebook

60
Një 38 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e terrorizmit. shqiptari Edmond Ahmetaj, jetonte në Noci në provincën e Barit me gruan dhe vëllain e tij, ndërsa kishte marrë shtetësinë italiane muajin e kaluar.
Ai kishte shprehur përbuzje në rrjetet sociale për viktimat në teatrin Bataclan të Parisit. Sipas mediave italiane, shqiptari ishte në mbikëqyrje të veçantë nga autoritetet.
Ai kishte krijuar një adresë false qysh vitin e shkuar në Facebook ku shkruante fraza përbuzjeje për viktimat e sulmeve terroriste. Në muajin në vijim, duke mos ditur se policia po e përgjonte, ai ka vazhduar propagandën për arritjes e ISIS.
Gjatë monitorimit në web, është zbuluar gjithashtu se ka qenë në kontakt me grupe fundamentaliste kryesisht me shqiptarë sipas “La Republica”. Ata thërrisnin për luftë ndaj Perëndimit në emër të Allahut. Në profilin e tij në Facebook, ai ka postuar edhe një foto, në të cilët
Nga një monitorimi në web është zbuluar gjithashtu se ai ka qenë në kontakt me grupe të tjera fondamentaliste, kryesisht nga komponimet shqiptarë, në të cilën thërrisnin në luftën Perëndim në emër të Allahut. Në profilin e tij në Facebook ai ka postuar edhe një foto me armë.
Gjithashtu, ai ka ndarë me ndjekësit e tij intervistën e një predikuesi Radikal në Londër për mbështetje ndaj ISIS për një sulm të mundshëm në Romë.