Itali / 17 vjeçari vdiq në ditën e ditëlindjes, mijëra qytetarë i japin lamtumirën të riut shqiptar

528
Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të 17-vjeçarit shqiptar me banim në Itali, i cili gjeti vdekjen pasi humbi kontrollin e motoçikletës me të cilën po udhëtonte bashkë me miken e tij.
Bazilika e vogël e San Sebastiano nuk mjaftonte për të mbajtur të gjithë ata njerëz që kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën Aurelit, djaloshi i cili humbi jetën pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij.
Aurel Hasaj, është djaloshi me origjinë shqiptare që me 17 mars mbushte 17 vjeç, ditë në të cilën u nda nga jeta. Atë ditë ai po udhëtonte me një motor të tipit “Scarabeo 50” së bashku me një miken e tij minorene në rrugët e qytezës së Ponente di Milazzo, në provincën e Messinës në Sicili, kur humbi kotrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë.
Arkivoli që e shoqëroi për në banesën e fundit ishte i mbuluar gjysma me flamurin shqiptar dhe gjysma me atë Italian së bashku dhe me atë të La Fenice të cilës djali i përkiste.
Në komunë është ditë zie. Shokët e shkollës kujtuan dëshirën e Aurelit për të jetuar, si dhe e përcollën për në banesën e fundit me muzikën që ai e donte aq shumë si të ishte parakalimi i tij i fundit para se të shkojë në qiell.
Sigal