ISUV: Perimet që prodhohen në Shqipëri janë të pastra

133
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), informon opinionin publik mbi rezultatin e analizave të kryera nga Istituto Zooprofilattico Sperimentale Teramo, në Itali mbi perimet që prodhohen në serat shqiptare. Teramo, një nga institutet kërkimore të referencës në BE, disponon teknologjinë më të fundit për analizën e pesticideve në prodhimet bujqësore. Rezultatet e analizave mbi prezencën e pesticideve mbi normat e lejuara nga BE, rezultuan negative. Perimet e serave shqiptare janë tërësisht të pastra. Këto analiza, të realizuara nga ky institut janë në përputhje me analizat e kryera në vend nga ISUV. Laboratori i ISUV është certifikuar në rang kombëtar. Me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, analizat do të kryen në mënyrë periodike në të dyja laboratoret.