ISUV në shërbim e në konsolidim të përvitshëm sipas standardeve të kërkuara prej BE

167
Gazeta “Telegraf
Departamenti i Shëndetit të Kafshëve, sektor shërbimi aktiv, bashkëpunimi me projektet ndërkombëtare si me FAO, WHO, OIE dhe shërbime të tjera monitorimi 
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV)varet nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe është përgjegjës për hartimin në bashkëpunim me DSHK të strategjive të gjurmimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive, parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe shpendëve. Ky Institut ka në varësi teknike 11 Laboratorë Rajonalë, të cilët janë përgjegjës për gjurmimin, analizimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve infektive, parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe në shpendë. Instituti kryen diagnozat veterinare dhe testimin e profilaksisë së shëndetit të kafshëve në përputhje me programin kombëtar. Ai kryen programe testuese për kontrollin e sëmundjeve epizootike, ilaçeve veterinare dhe diagnozat e sëmundjeve të përgjithshme, është përgjegjës për zbatimin e programeve kombëtare të monitorimit të mbetjeve, ujërave e molusqeve bivalve. Ai është përgjegjës gjithashtu për kryerjen e testimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik. ISUV bashkëpunon me FAO, WHO, OIE dhe laboratorë të tjerë reference për konfirmimin e sëmundjeve të ndryshme infektive.

Funksioni i përgjithshëm i ISUV
1. Monitoron gjendjen epizootike të vendit për sëmundjet virale, bakteriale, parazitare, zooteknike dhe helmimeve;
2. Diagnostikon sëmundjet dhe përcakton skemat e efikase për luftimin e tyre;
3. Prodhon biopreparatet veterinare si vaksina, alergene, antigene etj;
4. Kontrollon pjesën mikrobiologjike te produkteve dhe nënprodukteve ushqimore me origjine shtazore (te prodhuara ne vend ose te importuara);
5. Ben kontrollin e mbetjeve të substancave.

Kontrolli ushqimor
• Analizon për treguesit cilësor prodhimet me origjinë bimore të prodhuara në vend;
• Analizon dhe certifikon prodhimet ushqimore me origjinë bimore për eksport;
• Kryen analiza për identifikimin e falsifikimeve të ndryshme;
• Vlerëson para-standardet dhe rregullat teknike për prodhimet e reja ushqimore;
• Kryen analiza për etiketimin e produkteve ushqimore etj.

Baza ligjore
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, është instituti i referencës kombëtare dhe është organizuar në bazë të VKM. Nr. 515 datë 19.07.2006 “Për ristrukturimin e instituteve kërkimore-shkencore, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Ky institut është në varësi të MBUMK-së dhe është i cilësuar si laborator kombëtar reference. Instituti i sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ushtron aktivitetin e tij bazuar në legjislacionin përkatës, sipas Normativës Kombëtare dhe Ndërkombëtare, me bazë kryesore pune në këto aspekte:

1. Monitorimin e situatës epizootike në vend për sëmundjet virale, bakteriale, mykotike, parazitare, zoonotike dhe helmimeve.
2. Diagnostikimin e sëmundjeve, kontrollin kimik, radiobiologjik, toksikologjik të produkteve dhe nënprodukteve ushqimore me origjinë shtazore dhe ushqimeve të kafshëve të prodhuara në vend ose të eksportuara.
3. Kontrollin e mbetjeve të substancave me efekt anabolik dhe të pa autorizuara, të biopreparateve dhe të medikamenteve veterinare në kafshët dhe shpendët e gjalla si dhe produkteve të tyre.
4. Prodhimin e biopreparateve veterinare, si vaksina, alergjene, antigene dhe materiale diagnostikuese etj.
5. Monitorimin e ujrave dhe produkteve të akuakulturës
6. Kontrolli i sigurisë dhe cilësisë ushqimore të produkteve me origjinë shtazore e jo shtazore.
7. Trajnimin e mjekëve veterinar dhe inspektorëve të cilësisë e sigurisë ushqimore.

Struktura e ISUV përbëhet nga:
1. Drejtori
2. N/Drejtori
3. Sekretaria
4. Departamenti i Preparatorisë dhe Shërbimeve Mbështetëse
5. Departamenti i Menaxhimit të Cilësisë
6. Departamenti i Shëndetit të Kafshëve
7. Departamenti i Mikrobiologjisë Ushqimore
8. Departamenti i Toksikologjisë dhe Cilësisë

Detyrat institucionale të Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV)

Në bazë të Ligjit “Për Ushqimin” Nenit 46, ISUV, është qendër reference laboratorike kombëtare për çdo analizë të kryer, për kontrollin zyrtar të sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve. këto detyra, përcaktohen në Nenin 124, të Ligjit mbi “Shërbimin Veterinar” dhe konkretisht, janë:

• Kryerjen e analizave laboratorike, ne zbatim te programeve kombëtare te monitorimit dhe survejancës se situatës epidemiologjike të sëmundjeve infektive, zoonozave dhe mbetjeve toksike;
• Kontrolli i mbetjeve te substancave me efekt anabolik dhe te paautorizuara, biopreparateve dhe barnave veterinare ne kafshët e gjalla dhe produktet e tyre;
• Kryerjen e analizave laboratorike për vendosjen e diagnozës per sëmundjet infektive te kafshëve;
• Prodhimi i biopreparateve veterinare, si vaksina, antigene, alergene, materialeve diagnostikuese, si antigene, serume hiperimune për përdorim në diagnostikimin e sëmundjeve infektive dhe zoonozave e për luftimin e tyre, mbështetur në kërkesën e autoritetit kompetent;
• Kontrollin mikrobiologjik, kimik, toksikologjik te produkteve ushqimore me origjine shtazore te nënprodukteve me origjine shtazore, te ushqimeve të kafshëve, të cilat jane te prodhuara në , importohen per ne, ose eksportohen nga Republika e Shqipërisë;
• Kualifikimin e specialistëve dhe te teknikeve te laboratorëve veterinare;
• Bashkërendimin e studimeve kërkimore dhe shkencore për të zbatuar metoda të reja diagnostike për sëmundjet e kafshëve;
• Drejtimin metodologjik te laboratorëve veterinarë përmes:
• Bashkërendimit të punës në zbatimin e standardeve dhe të metodave për analizat laboratorike;
• Kontrollit të skemave që garantojnë cilësinë e provave;
• Sigurimit dhe miratimit të metodave standarde për diagnozën e sëmundjeve të kafshëve;
• Sigurimit te materialeve standarde te referencës dhe kampioneve standarde;
• Asistencës së plotë teknike;
• Kryerjen e analizave laboratorike për kampionet, rezultatet e të cilave janë kontestuar, pasi janë nxjerre nga laboratorët e tjerë veterinare në vend;
• Pjesëmarrjen ne studime krahasuese ndërlaboratorike nga laboratorët e referencës së BE-se dhe OIE-së.

Departamenti i Preparatorisë dhe Shërbimeve Mbështetëse, i përbërë nga 4 sektorë:
1. Sektori i Financës
2. Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve.
3. Sektori i Preparatorisë, i përbërë nga Preparatoria Speciale dhe Laboratori i Kontrollit të Terreneve
4. Sektori i Prodhimit të Biopreparateve