ISUV, monitorim në terren i standardeve të Sektorit të Produkteve të Peshkut dhe Molusqeve (SPPMM)

630
Katër prej metodave, janë të akredituara nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare dhe sipas planeve të monitorim-inspektimeve, janë kryer gjithsej 1 977 analiza në 1124 mostra

Gazeta “TELEGRAF”
Objekt i punës së këtij sektori është kontrolli biologjik dhe kimik, në kohë dhe me efikasitet, i produkteve ujore (molusqeve bivalvë, peshqve, produkteve peshkore, gaforreve etj.) dhe i mjedisit (ujë), ku ata rriten dhe jetojnë. Laboratorët e këtij sektori operojnë sipas ISO 17025, për garantimin e sigurisë së produkteve ushqimore peshkore, sipas legjislacionit kombëtar në fuqi dhe të Bashkimit Evropian. 

Kategoritë e analizave që realizon ISUV (Instituti i sigurimeve ushqimore veterinare)
Sektori realizon dy kategori analizash: 
• Analiza zyrtare (analiza në kuadër të planeve të monitorimit dhe të inspektimeve të AKU-së); 
• Analiza jozyrtare, të autokontrollit.
Aktiviteti i tij monitorues është bazuar në zbatimin e tri Planeve Kombëtare, pikërisht në: 
1. Planin e kampionimit të zonës së rritjes dhe mbledhjes së molusqeve bivalvë të gjallë, BM1: Laguna e Butrintit, Sarandë 
2. Planin e kampionimit të zonës së rritjes dhe mbledhjes së molusqeve bivalvë të gjallë, Gjirin e Shëngjinit, 
3. Planin e kampionimit të zonës së rritjes dhe mbledhjes së molusqeve bivalvë të gjallë, Gjiri i Butrintit, në Ksamil, Sarandë, Qarku Vlorë 
4. Planin e marrjes së mostrave dhe kontrollit në prodhimin dhe tregtimin e produkteve të peshkimit për disa nga parametrat më të rëndësishëm 
5. Është për t’u vlerësuar nisma për zgjerimin e monitorimit të zonave të rritjes së midhjes, duke qenë se synimi ynë, si MBZHRAU është rihapja e eksportit të midhjeve. 

Në zbatim të këtyre planeve, sektori ka analizuar 3 kategori matricash: 
1. Kampionët e molusqeve bivalvë të gjallë (M. galloprovincialis) për praninë e biotoksinave PSP, ASP; kampionët e molusqeve bivalvë të gjallë (M. galloprovincialis) për hidrokarburet aromatike policiklike (PAH); kampionët e ujit për përcaktimin e fitoplanktonit potencialisht toksik dhe të algave mikroskopike bentonike/epifitike potencialisht toksike;
2. Mostrat e peshkut të freskët për praninë e TVB-N-së dhe histaminës. Përveç analizave të mësipërme, sektori kryen edhe përcaktimin e histaminës në peshq/produkte peshkore, në kuadër të analizave zyrtare dhe të autokontrollit. Struktura analitike e sektorit përfshin 7 metoda analitike të operueshme në 16 grupmatrica.

Katër prej metodave, janë të akredituara nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare:
• Metoda për vlerësimin e sasisë dhe përbërjes së fitoplanktonit;
• Përcaktimi i “Paralytic Shellfish Poisoning”/PSP në molusqet bivalvë;
• Përcaktimi i acidit domoik “Amnesic Shellfish poisoning”/ASP në molusqe; 
• Përcaktimi i histaminës në produktet peshkore.

Këto praktika laboratorike janë mbështetur në ligje, rregullore dhe rekomandime përkatëse, të cilat pasqyrohen në tabelën e mëposhtëme

Personeli i Sektorit përbëhet nga 6 punonjës, nga të cilët 5 janë specialistë të lartë (E. Koni, M. Bregaj, M. Bushati, S. Mai, I. Dumishllari) dhe një teknik laboratori (T. Radovicka). Specialistët janë të kualifikuar me grada shkencore apo në proces të marrjes së këtyre gradave. 

Objektivat e realizuar janë:
• Punimi i artikujve shkencorë në fushën e biotoksinave, histaminës, fitoplanktonit potencialisht toksik;
• Mirëmbajtja e akreditimit për provat kimike dhe biologjike;
• Përfundimi i punës shkencore: “Studimi dhe përcaktimi i biotoksinave algale si tregues i gjendjes së ekosistemit të Lagunës së Butrintit”, për marrjen e titullit “Doktor i shkencave”;

• Vazhdimi i punës shkencore: “Vlerësimi i ekspozimit të pesticideve në produktet me origjinë bimore”, për marrjen e titullit “Doktor i shkencave”;
• Vlerësimi i kostove të testeve që kryen sektori;
• Përgatitja e materialeve trajnuese që lidhen me studentët, praktikantët, inspektorët e AKU-së, Shërbimit Veterinar, laboratorët rajonal dhe stafin e mesëm. Në kuadër të Planeve Kombëtare të Monitorimit, të inspektimeve të AKU-së, si dhe të autokontrollit, sektori ka kryer gjithsej 1 977 analiza në 1 124 mostra, ku:
• Janë 1146 analiza (58%) në 1024 mostra (91%) i përkasin planeve të monitorimit;
• Janë 555 analiza (28%) në 67 mostra (6%) i përkasin inspektimeve të AKU-së. Pra, që do të thotë 1 701 analiza (86%) në 1 091 mostra (97%) u përkasin mostrave zyrtare;
• Janë 276 analiza (14%) në 33 mostra (3%) i përkasin autokontrollit, që do të thotë mostrave jozyrtare.
Në kuadër të planeve të monitorimit, numri i mostrave është rritur me 56% dhe numri i analizave me 40%, në krahasim me vitine kaluar. Në kuadër të autokontrollit, numri i mostrave dhe i analizave është rritur 3 herë më shumë, ndërsa në kuadër të kontrollit zyrtar numri i mostrave është rritur me 60% dhe numri i analizave me 50%.

Mostrat e tjera të analizuara gjatë vitit kanë rezultuar me nivele me të ulëta se kufiri ligjor i përcaktuar në rregulloren CE 2073/2005 për praninë e histaminës. Rezultatet e analizave të biotoksinave (PSP, ASP) në molusqet bivalvë kanë rezultuar negative. Kjo ecuri paraqitet pothuajse njëlloj me vitin e kaluar. Ajo që paraqitet si problematikë gjatë vitit 2015 është moskryerja e analizave për praninë e DSP në molusqet bivalvë të gjallë me metodën kimike me LC/MS/MS (shih çështjen Problematika). Ndërsa ecuria e fitoplanktonit (pikërisht e llojit më të shpeshtë në sasi dhe periudhë kohore, Pseudonitzschia spp.) në lagunën e Butrintit paraqitet me luhatje përqendrimi relativisht të vogla. Metodat që përdoren në këtë sektor janë metoda zyrtare (me përjashtim të Histaminës dhe PAH-ve, që janë metoda të brendshme), të orientuara, sipas Rregulloreve 2074/2005, 2073/2005 të BE-së,835/2011 dhe 836/2011.

Problematikat aktuale që kanë vlerësimin e stafit të ISUV

Disa nga problematikat më kryesore, të hasura në SPPMM janë: 
• mungesa në kohë e furnizimeve laboratorike, si reagjentët dhe standardet, përcaktuese në validimin e metodës së PAH, shtrimin e metodës së TMAN-N dhe validimin e metodës së TVB-N-së;

• Mungesa e LIMS;
• Mos analizimi i mostrave të molusqeve në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit të Molusqeve, për praninë e DSP me teknikën instrumentale LC/MS/MS. 
Nga këto problematika, testimet për validimin e metodës së PAH nuk janë përfunduar pasi mungonin reagjentët. E njëjta situatë paraqitet edhe për validimin e TVB-N dhe shtrimin e TMA-N. Këto reagjentë/standarde të munguar/a ishin planifikuar përkatësisht në Tenderin e Kiteve, Reagjentëve e Sistemeve Diagnostike dhe në Tenderin e Standardeve, për vitin 2015. Problematika e mosanalizimit të mostrave për praninë e DSP-së është shfaqur si pasojë e prishjes së aparaturës. 
Sigal