ISUV, ja objeksionet, detyrimet ligjore, përvojat vendase e të huaja dhe standartet për menaxhimin e cilësisë dhe shërbimeve

652
Sigal

Zgjerimi
i sistemit të menaxhimit në laboratorët e shëndetit të kafshëve, orcimi i
kapaciteteve dhe rritja e besueshmërisë së rezultateve analitike

 

ISUV,
ja objeksionet, detyrimet ligjore, problematikat, pëvojat vendase e të huaja
dhe standardet për menaxhimin e Cilësisë dhe Shërbimeve

 

 

Gazeta
“TELEGRAF”

 

Departamenti
i Menaxhimit të Cilësisë dhe Shërbimeve është një strukturë me varësi direkte
nga Drejtoria. Ai e bazon aktivitetin e tij në përmbushjen e kërkesave të
Standardeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare për kontrollin dhe drejtimin e
laboratorëve dhe strukturave të përfshira me ta.

 

Organizimi
i Departamentit të Menaxhimit të Cilësisë dhe Shërbimeve

 

Misioni
i Departamentit është ngritja e kompetencës teknike të laboratorëve të provave,
me qëllim që Laboratorët e Institucionit tonë, si i vetmi Institucion Reference
në Shqipëri, të japin rezultate sa më të besueshme. Për këtë qëllim, stafi i
Departamentit në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme ka marrë pjesë në të gjitha
proceset apo aktivitetet e ISUV-it, si të tipit menaxhues, ashtu edhe teknik.
Departamenti është i përbërë nga dy Sektorë:

1.
Sektori i Menaxhimit të Cilësisë

Pjesë
integrale e tij janë:

– Laboratori i
Metrologjisë
, i cili
merret me kontrollin e brendshëm të instrumenteve matëse; Preparatoria Speciale, e cila merret me përgatitjen e terreneve
kulturale;

– Zyra e Pritjes
së Kampionëve
,
përgjegjëse për pranimin e kampionëve për laboratorët e Departamentit të
Mikrobiologjisë Ushqimore e Monitorimit të Ujërave dhe Departamentit të
Toksikologjisë, Monitorimit të Mbetjeve dhe Cilësisë.

 2. Sektori i Burimeve Njerëzore dhe i
Shërbimeve

Garanton
zbatimin e procedurave për prokurimet e nevojshme, me qëllim realizimin në kohë
të aktiviteteve të ISUV-it, si dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit në
fuqi në fushën e administrimit të burimeve njerëzore.

Sipas
objektivave institucionale të 2015, objekt i aktivitetit të Departamentit ka qenë
ruajtja e standardeve të arritura në laboratorët e Akredituar të Departamentit
të Mikrobiologjisë Ushqimore dhe zgjerimi i Sistemit të Menaxhimit në
laboratorë të tjerë të ISUV-it.

 

Organigrama e
Departamentit të Menaxhimit të Cilësisë dhe Shërbimeve


Baza
ligjore

 

Baza
ligjore mbi të cilën ushtron aktivitetin ky Departament, është e mbështetur në
legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar për sa ka të bëjë me menaxhimin e
cilësisë dhe të burimeve njerëzore, metrologjinë, kompetencën teknike të
laboratorëve të provave dhe kalibrimeve. Në Aneksin
1
paraqiten termat e referencës së Departamentit.

 

Realizimi
i objektivave dhe statusi i tyre në raport me detyrimet instticionale

 

·        
Aktiviteti i departamentit ka qenë i
orientuar kryesisht në këta objektiva:

·        
Ruajtja e akreditimeve; zgjerimi i
sistemit të menaxhimit në laboratorët e Shëndetit të Kafshëve

·        
Zgjerimi dhe përmirësimi i Sistemit të
Menaxhimit të Cilësisë në Laboratorët e Departamentit të Toksikologjisë Monitorimit
të Mbetjeve dhe Cilësisë

·        
Menaxhimi Qendror i Kampionëve për
Diagnozë Veterinare; hartimi dhe zbatimi i planit vjetor të mirëmbajtjes së
pajisjeve. realizimi i prodhimit të terreneve kulturare në kohë dhe cilësi, në
përputhje me kërkesat e laboratorëve

·        
Menaxhimi i Kampionëve sipas
Procedurave, Listës së Shërbimeve dhe Kritereve teknike të pranimit të kampionëve

·        
Njohja me legjislacionin mbi Statusin e Nëpunësit
Civil dhe plotësimi i dokumentacionit në përputhje me të

·        
Ndjekja e problemeve/procedurave të
ndryshme ligjore, në lidhje me problematika të veçanta

·        
Ndjekja e procedurave dhe prokurimeve
dhe ato të blerjeve të vogla.

 

Objektivi
i parë: Ruajtja e akreditimeve

 

Menaxhimi
i Cilësisë është angazhuar për përmirësimin e vazhdueshëm në funksion të
plotësimit të kërkesave të standardit ISO 17025 dhe trupave akredituese, si dhe
identifikimin e Pikave Kritike përgjatë aktiviteteve të laboratorëve testues,
të cilat mund të cenonin Sistemin e Menaxhimit, si rrjedhojë dhe ruajtjen e
akreditimit. Për të realizuar këtë objektiv janë kryer verifikime të dokumenteve,
referuar ndryshimeve në Referencat Normative; janë koordinuar aktivitetet për
mbylljen e jokonformiteteve, si dhe sugjerimeve të lëna nga Vizitat Mbikëqyrëse
të Trupave Akredituese; janë verifikuar proceset nëpërmjet Auditimeve të
brendshme. Kështu, veprimet e ndërmarra për këtë qëllim konsistuan në:
rishikimin e një sërë aktivitetesh, të cilat më pas u pasqyruan në rishikime të
dokumenteve.

Tabela 1 Numri
i dokumenteve të hartuara/të rishikuara gjatë vitit 2015.     

Procedura
Menaxhuese

Procedura
Operative

Udhëzues

Regjistrime
(mod. & skeda)

Seksione
të Manualit të Cilësisë

8

31

3

27

9

 

Objektivi
i dytë:

 

1.
Zgjerimi i sistemit të menaxhimit në laboratorët e shëndetit të kafshëve Forcimi
i kapaciteteve dhe rritja e besueshmërisë së rezultateve analitike. Me
zhvendosjen e Laboratorëve të Shëndetit të Kafshëve në ambiente të reja, me një
investim të konsiderueshëm në infrastrukturë dhe pajisje, u punua në mënyrë
intensive për: Trajnimin e personelit në lidhje me Standardin 17025:05,
kërkesat e Menaxhimit dhe ato teknike që aplikohen në ISUV.

2.
Përmirësimi i aktiviteteve në funksion të plotësimit të kërkesave të
standardit. Janë kryer auditime dhe verifikime të shpeshta të laboratorëve, me
qëllim përputhshmërinë e aktiviteteve që kryejnë laboratorët me kërkesat e
standardit; janë asistuar laboratorët për hartimin e procedurave dhe
modulistikave përkatëse.

 

Grafiku
1 Dokumentacioni i hartuar i laboratorëve të Departamentit të Shëndetit të
Kafshëve.

 

Objektivi
i tretë

 

·        
Zgjerimi dhe përmirësimi i Sistemit të
Menaxhimit të Cilësisë në Laboratorët e DTMMC-së

·        
Përmirësim i vazhdueshëm i aktiviteteve
të STM-së në funksion të plotësimit të kërkesave të standardit

·        
Laboratorët e Sektorit të Toksikologjisë
dhe Mbetjeve kanë vite që punojnë sipas sistemit të menaxhimit të cilësisë, gjë
që është vlerësuar dhe nga raportet e lëna nga vizitat inspektuese të FVO-së.
Janë kryer verifikime dhe Auditime të Brendshme ku janë evidentuar
problematikat dhe proceset që duhet të rishikohen. Për këtë arsye janë hartuar
dhe rishikuar një sërë procesesh, procedurash për të qenë në përputhje me
kërkesat e standardit.

 

Dokumentacioni i
Miratuar për Sektorin e Toksikologjisë dhe Mbetjeve.

 

Dokumentacioni

Laboratori MV

Laboratori PSH

Proc.
Operative

9

2

Proc.
Menaxhuese

2

2

POS
te validuara

1

1

Skeda
operative

23

1

Module

3

 

 

Gjatë
vitit 2015 janë validuar dy prova, për të cilat është bërë kërkesë pranë
Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit për akreditim të:

Laboratorit
të Mbetjeve të Medikamenteve Veterinare me 1 provë (përcaktimi i mbetjeve të
nikarbazinës në vezë me HPLC-DAD);

Laboratorit
të Pesticideve në Produktet me origjinë shtazore me 1 provë (përcaktimi i
mbetjeve të pesticideve në ushqime, duke përdorur kromatografinë me MAS spektometër
të dyfishtë-Metoda SweEt).

Forcimi
i Kapaciteteve dhe rritja e besueshmërisë së rezultateve analitike në SCU

Sektori
i përbërë nga 4 laboratorë është në hapat e para të shtrirjes të sistemit të
menaxhimit të cilësisë. Gjatë vitit janë kryer takime formuese/informuese për
të njohur situatën dhe për të përmirësuar aktivitetet.

 

 

Objektivi
i katërt

 

Menaxhimi
Qendror i Kampionëve për Diagnozë Veterinare sipas kërkesave të Standardit të
Menaxhimit të Cilësisë. Për të siguruar një zhvillim sa më konform standardit,
që në fillim të vitit u studiuan aktivitetet dhe proceset që realizoheshin në
pranim të kampionëve të Diagnozës Veterinare, deri në lëshimin e Raportit të
Provës. Një sërë dokumentesh u hartuan në formë drafti, të cilat pas
konsultimeve me palët e përfshira u testuan praktikisht. Gjithashtu, nga mesi i
vitit është punuar për menaxhimin e kampionëve të diagnozës nëpërmjet një
sistemi digjital LabiS, i cili do të përmirësojë aktivitetet dhe
dokumentacionin për sa i përket eficiencës dhe efektivitetit të këtij objektivi.
Është studiuar rrjedha e informacionit, aktorët, aplikacionet, në mënyrë që
programi të jetë lehtësisht i përdorshëm nga përdoruesit.

 

Objektivi
i pestë

 

Hartimi
dhe zbatimi i planit vjetor të mirëmbajtjes së pajisjeve. Për realizimin e
këtij objektivi shih aktivitetin e Laboratorit të Metrologjisë.

 

Objektivi
i gjashtë

 

Realizimi
i prodhimit të terreneve kulturave në kohë dhe cilësi, në përputhje me kërkesat
e laboratorëve. Për realizimin e këtij objektivi shih aktivitetin e Laboratorit
të Preparatorisë Speciale.

 

Objektivi
i shtatë

 

Menaxhimi
i Kampioneve sipas Procedurave në fuqi. Për realizimin e këtij objektivi shih
aktivitetin e Zyrës së Pranimit të Kampioneve.