ISUV, institucion me shërbim e në konsolidim të përvitshëm sipas standardeve të kërkuara prej BE

833
Sigal

Departamenti i
Shëndetit të Kafshëve, sektor shërbimi aktiv, bashkëpunimi me projektet ndërkombëtare si me FAO, WHO,
OIE dhe shërbime të tjera monitorimi

 

ISUV, ky institucion
me shërbim e në konsolidim të përvitshëm sipas standardeve të kërkuara prej BE

 

Gazeta “Telegraf”

 

Instituti i Sigurisë
Ushqimore dhe Veterinare (ISUV)
varet
nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe
është përgjegjës për hartimin në bashkëpunim me DSHK të strategjive të
gjurmimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive, parazitare në kafshët e tokës,
të ujit dhe shpendëve. Ky Institut ka në varësi teknike 11 Laboratorë Rajonalë,
të cilët janë përgjegjës për gjurmimin, analizimin dhe diagnostikimin e
sëmundjeve infektive, parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe në shpendë. Instituti
kryen diagnozat veterinare dhe testimin e profilaksisë së shëndetit të kafshëve
në përputhje me programin kombëtar. Ai kryen programe testuese për kontrollin e
sëmundjeve epizootike, ilaçeve veterinare dhe diagnozat e sëmundjeve të
përgjithshme, është përgjegjës për zbatimin e programeve kombëtare të
monitorimit të mbetjeve, ujërave e molusqeve bivalve.  Ai është përgjegjës
gjithashtu për kryerjen e testimeve të produkteve ushqimore me origjinë
shtazore në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik. ISUV bashkëpunon me
FAO, WHO, OIE dhe laboratorë të tjerë reference për konfirmimin e sëmundjeve të
ndryshme infektive.

 

Funksioni i
përgjithshëm i ISUV

 

1.     
Monitoron gjendjen epizootike të vendit
për sëmundjet virale, bakteriale, parazitare, zooteknike dhe helmimeve;

2.     
Diagnostikon sëmundjet dhe përcakton
skemat e efikase  për luftimin e tyre;

3.     
Prodhon biopreparatet veterinare si
vaksina, alergene, antigene etj;

4.     
Kontrollon pjesën mikrobiologjike te
produkteve dhe nënprodukteve  ushqimore me origjine shtazore (te prodhuara
ne vend ose te importuara);

5.     
Ben kontrollin e mbetjeve të
substancave.

 

Kontrolli ushqimor

 

·        
Analizon për treguesit cilësor prodhimet
me origjinë bimore të prodhuara në vend;

·        
Analizon dhe certifikon prodhimet ushqimore
me origjinë bimore për eksport;

·        
Kryen analiza për identifikimin e
falsifikimeve të ndryshme;

·        
Vlerëson para-standardet dhe rregullat
teknike për prodhimet e reja ushqimore;

·        
Kryen analiza për etiketimin e
produkteve ushqimore etj.

 

Baza ligjore

 

Instituti i
Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, është instituti i referencës kombëtare dhe
është organizuar në bazë të VKM. Nr. 515 datë 19.07.2006 “Për ristrukturimin e
instituteve kërkimore-shkencore, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ushqimit
dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Ky institut është në varësi të MBUMK-së dhe
është i cilësuar si laborator kombëtar reference. Instituti i
sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ushtron aktivitetin e tij bazuar në legjislacionin
përkatës, sipas
Normativës
Kombëtare dhe Ndërkombëtare
, me bazë kryesore pune në
këto aspekte:

1.     
Monitorimin e situatës epizootike në vend
për sëmundjet virale, bakteriale, mykotike, parazitare, zoonotike dhe
helmimeve.

2.     
Diagnostikimin e sëmundjeve, kontrollin
kimik, radiobiologjik, toksikologjik të produkteve dhe nënprodukteve ushqimore
me origjinë shtazore dhe ushqimeve të kafshëve të prodhuara në vend ose të
eksportuara.

3.     
Kontrollin e mbetjeve të substancave me
efekt anabolik dhe të pa autorizuara, të biopreparateve dhe të medikamenteve
veterinare në kafshët dhe shpendët e gjalla si dhe produkteve të tyre.

4.     
Prodhimin e biopreparateve veterinare,
si vaksina, alergjene, antigene dhe materiale diagnostikuese etj.

5.     
Monitorimin e ujrave dhe produkteve të
akuakulturës

6.     
Kontrolli i sigurisë dhe cilësisë
ushqimore të produkteve me origjinë shtazore e jo shtazore.

7.     
Trajnimin e mjekëve veterinar dhe inspektorëve
të cilësisë e sigurisë ushqimore.

Struktura e ISUV përbëhet nga:

  

1.     
Drejtori

2.     
N/Drejtori

3.     
Sekretaria

4.     
Departamenti
i Preparatorisë dhe Shërbimeve Mbështetëse
.

5.     
Departamenti
i Menaxhimit të Cilësisë

6.     
Departamenti
i Shëndetit të Kafshëve

7.     
Departamenti
i Mikrobiologjisë Ushqimore

8.     
Departamenti
i Toksikologjisë dhe Cilësisë

 

 

Detyrat institucionale të Instituti
i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV)

 

Në bazë të Ligjit “Për Ushqimin” Nenit 46, ISUV, është
qendër reference laboratorike kombëtare për çdo analizë të kryer, për
kontrollin zyrtar të sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve. këto detyra, përcaktohen
në Nenin 124, të Ligjit mbi “Shërbimin Veterinar” dhe konkretisht, janë:

·        
Kryerjen
e analizave laboratorike, ne zbatim te programeve kombëtare te monitorimit dhe
survejancës se situatës epidemiologjike të sëmundjeve infektive, zoonozave dhe
mbetjeve toksike;

·        
Kontrolli
i mbetjeve te substancave me efekt anabolik dhe te paautorizuara,
biopreparateve dhe barnave veterinare ne kafshët e gjalla dhe produktet e tyre;

·        
Kryerjen
e analizave laboratorike për vendosjen e diagnozës per sëmundjet infektive te
kafshëve;

·        
Prodhimi
i biopreparateve veterinare, si vaksina, antigene, alergene,
  materialeve diagnostikuese, si antigene, serume hiperimune për
përdorim në diagnostikimin e sëmundjeve infektive dhe zoonozave  e për
luftimin e tyre, mbështetur në kërkesën e autoritetit kompetent;

·        
Kontrollin
mikrobiologjik, kimik, toksikologjik te produkteve ushqimore me origjine
shtazore te nënprodukteve me origjine shtazore, te ushqimeve të kafshëve, të
cilat jane te prodhuara në , importohen per ne, ose eksportohen nga Republika e
Shqipërisë;

·        
Kualifikimin
e specialistve dhe te teknikeve te laboratorëve veterinare;

·        
Bashkërendimin
e studimeve kërkimore dhe shkencore per te zbatuar metoda te reja diagnostike
per semundjet e kafshëve;

·        
Drejtimin
metodologjik te laboratorëve veterinarë përmes:

·        
Bashkerendimit
te punes ne zbatimin e standarteve dhe te metodave epr analizat laboratorike;

·        
Kontrollit
te skemave qe garantojnë cilësinë e provave;

·        
Sigurimit
dhe miratimit të metodave standarde për diagnozën e semundjeve të kafshëve;

·        
Sigurimit
te materialeve standarde te referencës dhe kampioneve standarde;

·        
Asistencës
së plote teknike;

·        
Kryerjen
e analizave laboratorike per kampionet, rezultatet e te cilave jane kontestuar,
pasi janë nxjerre nga laboratorët e tjerë veterinare ne vend;

·        
Pjesëmarrjen
ne studime krahasuese ndërlaboratorike nga laboratorët e referencës së BE-se
dhe OIE-së.

Departamenti i
Preparatorisë dhe Shërbimeve Mbështetëse, i përbërë nga 4 sektorë:

 

1.     
Sektori i Financës

2.     
Sektori i Burimeve Njerëzore dhe
Shërbimeve.

3.     
Sektori i Preparatorisë, i përbërë
nga Preparatoria Speciale dhe Laboratori i Kontrollit të Terreneve

4.     
Sektori i Prodhimit të
Biopreparateve

 

Departamenti i
Shëndetit të Kafshëve, sektor shërbimi aktiv në ISUV

 

Departamenti i
Shëndetit të Kafshëve, në aktivitetin e tij, kryen diagnostikimin laboratorik
të sëmundjeve në kafshë, në shpendë dhe akuakulturë. Gjithashtu kryhet prodhimi
i biopreparateve veterinare, si pjesë e Planit Kombëtar të
Kontrollit/Çrrënjosjes së sëmundjeve zoonotike.  Struktura organizative e departamentit (Tabela
1) përfshin 4 sektorë, me 14 laboratorë teknikë dhe Vivariumin, i cili është
mbështetës edhe për sektorë të tjerë të ISUV-it. Ka një personel prej 28
punonjësish, nga të cilët 14 (50%) janë specialistë me grada dhe tituj
shkencorë. Aktiviteti tekniko-shkencor shtrihet në përditësimin e metodave
laboratorike dhe zhvillimin e metodikave të reja në përputhje me standardet
ndërkombëtare të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve
(OIE), si dhe në bashkëpunimin me institucione ndërkombëtare, kryesisht
Laboratorët e Referencës për Europën, në përgatitjen dhe implementimin e
projekteve të ndryshme. Ky standardizim shtrihet më tej, në përgatitjen e
materialeve trajnuese dhe udhëheqjen teknike të laboratorëve rajonalë me qëllim
unifikimin e materialeve dhe metodave laboratorike për diagnozën e sëmundjeve
në kafshë. Mbështetur në termat e referencës dhe në profilin kërkimor-shkencor
të aplikuar, laboratorët e diagnozës luajnë një rol të rëndësishëm si partnerë
në realizimin e studimeve të ndryshme.  Në
zbatim të marrëveshjeve të bashkëpunimit midis Institutit të Sigurisë Ushqimore
dhe Veterinarisë dhe Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, stafi laboratorik
është i përfshirë në aktivitete pedagogjike, duke kontribuar në përmirësimin e
disiplinave mjekësore diagnostiko, nëpërmjet edukimit dhe trajnimit të
studentëve dhe praktikantëve të rinj. Në fokus për vitin 2016, kanë qenë disa
prej sëmundjeve më të rëndësishme për sa i përket shëndetit të kafshëve, por edhe
të njerëzve. Përveç brucelozës përmenden gjithashtu plasja, tërbimi, gjuha blu,
por edhe tuberkulozi, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Gjatë
vitit në sektorët e diagnozës janë analizuar 15 177 kampionë, janë kryer 17 383
analiza laboratorike dhe 918 nekropsi në kafshë dhe shpendë (Tabela 2).

Nga 15 177
kampionë nga kafshë dhe shpendë të analizuara, 1667 prej tyre kanë rezultuar
pozitiv ose 10,9% e numrit total të kampionëve (shih Tabelën 2).

——————————————–

Planet e
zbatuara prej ISUV

:

1.     
Monitorimi post-vaksinal i fushatës së
vaksinimit kundër brucelozës në të imëta (7691 kampionë);

2.     
Plani i monitorimit të brucelozës në
gjedhë dhe konfirmimi i rasteve seropozitive (837 kampionë);

3.     
Monitorimi post-vaksinal i fushatës së
vaksinimit oral të dhelprave kundër tërbimit (427 kampionë);

4.     
Monitorimi serologjik i sëmundjes Gjuha
Blu (708 kampionë);

5.     
monitorimi i pranisë së Anisakis sp. në
peshq (17 kampionë).

6.     
Në kuadër të planeve kombëtare të
monitorimit, janë analizuar në total 9 680 kampionë dhe janë kryer 10 392
analiza. Nisur nga kjo e dhënë rezulton se kampionët e ardhur si pjesë e
planeve të monitorimit përbëjnë 63,7 % të totalit të kampionëve të diagnozës,
pra zënë pjesën më të madhe të aktivitetit laboratorik. Dominojnë kampionët e
analizuar në kuadër të monitorimit të brucelozës.

7.     
Pjesa tjetër, rreth 36,3% e kampionëve,
janë kryer në kuadër të kontrollit.

8.     
Duke konsideruar rastet e ndryshme të
sëmundjeve të diagnostikuara në laborator janë bërë sugjerimet përkatëse për
rritjen e numrit të planeve të kontrollit të shëndetit në kafshë.

Bashkëpunimi
me projektet ndërkombëtare
, ka fuqizuar
veprimtarinë e ISUV

 

Edhe për vitin
2015, Departamenti ka bashkëpunuar me Projektin “PAZA-II”. Në fokus kanë qenë këto
3 sëmundje kryesore zoonotike:

 

1.     
Tërbimi,

2.     
Bruceloza

3.     
Plasja.

 

Bashkëpunimi
ka qenë shumëplanësh, në këto drejtime:

 

·        
Fuqizimin e laboratorëve, pajisja me
materiale, kite dhe reagjentë për Laboratorin e Tërbimit;

·        
Financim i bashkëpunimit me laboratorët
e referencës së BE-së për sëmundjet e mësipërme;

·        
Financim i pjesëmarrjes në Konferenca
dhe Ëorkshope, të organizuara mbi zoonozat etj.

·        
Pjesëmarrje në teste zotësie
.

Për garantimin e
cilësisë së rezultateve të testeve që përdoren në diagnozën e sëmundjeve në
kafshë dhe shpendë, stafi i laboratorëve mori pjesë në testet e zotësisë të
organizuara nga Laboratorë dhe Qendra të Referencës Ndërkombëtare të OIE dhe EU
(Tabela 20). Rezultatet për këtë pjesëmarrje janë shumë të mira për testet
kualitative dhe brenda normave për testet kuantitative.

 

Objektivat
për 201
6

 

•           Zbatimi i Sistemit të Menaxhimit të
Cilësisë në Departamentin e shëndetit të kafshëve.

•           Vënia në funksion të plotë e LIMS-it,
zhvillimi i mëtejshëm i këtij sistemi.

•           Validimi dhe Akreditimi i 16 metodave
diagnostike në sektorët diagnozës së sëmundjeve Virale dhe Bakteriale.

•           Monitorimi i 2 fushatave të
vaksinimit oral të dhelprave kundër tërbimit, si dhe zhvillimi i testeve për
matjen e efikasitetit të vaksinës.

•           Përmbushja e planeve kombëtare të
monitorimit dhe kontrollit të sëmundjeve përfshirë: brucelozën, plasjen,
salmonelozën, gripin e shpendëve, sëmundjet e bletëve, sëmundjet parazitare të
peshqve.

•           Ruajtja e kompetencës teknike,
nëpërmjet pjesëmarrjes në testet e zotësisë, organizuar nga laboratorët e
referencës EU/OIE për sëmundjet salmonelozë, plasje, brucelozë, tërbim, murtajë
klasike e derrit, aftë Epizotike, pseudopest, grip shpendësh, anisakis,
trikinelozë, sëmundja e Nilit Perëndimor.

Departamenti i
Mikrobiologjisë Ushqimore, ky departament përbëhet nga 2 sektorë e përkatësisht
:

 

a) Sektori i
Kontrollit Mikrobiologjik të Produkteve Shtazore.

Ky sektor përbëhet
nga:

Laboratori i
kontrollit mikrobiologjik të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Laboratori i
kontrollit mikrobiologjik të prodhimeve të detit.

Laboratori i i
kontrollit mikrobiologjik të mishit dhe nënprodukteve të tij.

Laboratori i i
kontrollit mikrobiologjik të ushqimeve të kafshëve.

b) Sektori i
Produkteve të Peshkut dhe Monitorimit të Molusqeve, ky sektor ka në përbërje,
këto laboratorë:

1.     
Laboratori i biotoksinave

2.     
Laboratori i fitoplanktonit

3.     
Laboratori i histaminës.

 

Departamenti i
Toksikologjisë dhe Cilësisë, ka 3 sektorë

 

1. Sektori i
Toksikologjisë dhe Mbetjeve,
ky sektor ka në përbërje këta laboratorë:

·        
Laboratori i mbetjeve të medikamenteve
veterinare.

·        
Laboratori i mbetjeve të metaleve të
rënda.

 

2. Sektori i Vlerësimit
të Cilësisë së Ushqimeve,
i cili përbëhet nga 5 laboratorë:

·        
Laboratori i drithrave dhe nënprodukteve
të tij

·        
Laboratori i qumështit dhe nënprodukteve
të tij.

·        
Laboratori i verës dhe pijeve alkoolike.

·        
Laboratori i vajit, yndyrnave bimore dhe
konservave të produkteve bimore të përpunuara

·        
Laboratori i ujërave dhe produkteve të
tjera ushqimore.

 

3. Sektori i Analizave
të PMB-ve, i cili
përbëhet nga 2 laboratorë:

 

·        
Laboratori i  regjistrimit të
pesticideve.

·        
Laboratori i vlerësimit të lëndës
aktive.

 

 

Sektori
ka qenë i përfshirë gjatë këtij viti në projekte të rëndësishme ndërkombëtare:

 

1.      Projektin
PAZA (Improving Consumer Protection Against Zoonotic Diseases in Albania)
Project /EUROPEAID, Ref. 128304

2.      Projekti
mbështeti financiarisht post-monitorimin e brucelozës në të imëta.

3.      Projekti׃
“Rezistenca Antimikrobiale në Komplekset e Shpendëve në Shqipëri”, bashkëpunim
me ISHP dhe ËHO. Ka pasur bashkëpunime dhe me aktorë të tjerë të rëndësishëm në
kuadër të zgjerimit të diagnozës

4.      Institutin
homolog të Veterinarisë në Rumani për diagnozën e Leptospirozës me testin MAT.
U testuan serume të abortuara nga gjedhi i vitit 2014 dhe të imëta, abortuar
gjatë janarit 2015 nga zonat e përmbytura të Shqipërisë Veriperëndimore.
Bashkëpunimi mundësoi informacion për leptospira, si shkaktarë të aborteve dhe
dominancën e serovareve të leptospirave në zonat e përmbytura.

5.      Me
FMV-në për testimin e të imëta të grupit të eksperimentit për persistencën e
antitrupave vaksinalë për brucelozën.

6.      Me
FMV-në për patologjitë e pas pjelljes, si endometritet në gjedhë, prezencën e shkaktarëve
bakterialë, si dhe trajtimi medikamentoz i tyre nëpërmjet testimit të tamponave
vaginalë.

7.      Gjithashtu
nëpërmjet marrëveshjeve me FMV, specialistët kanë qenë të përfshirë në
aktivitetin pedagogjik të mësimdhënies së praktikave laboratorike, demonstrimin
e testeve laboratorike, ndjekjen e gjurmueshmërisë për studentët të FMV.

8.      Në bazë
të marrëveshjes me AKU-në u organizua Testi i zotësisë për Laboratorët
Rajonalë, i cili konsistoi në aplikimin sipas standardeve dhe protokollove të
testit Rose-Bengal.