ISUV dhe Siguria Ushqimore

1701
Sigal

PËRMBLEDHËSE E
SIGURISË USHQIMORE

Instituti i
Sigurisë Ushqimore dhe i Veterinarisë (ISUV) është Instituti i Referencës
Kombëtare për Shqipërinë në lidhje me sigurinë ushqimore. Dy departamentet, të
cilat janë të përfshirë në sigurinë ushqimore, funksionojnë bazuar në ligjin
“Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” Nr. 10465, datë
29.09.2011, ligjin e “Për Ushqimin” Nr. 9863, datë 28.01.2008, dekrete të
qeverisë, norma kombëtare dhe/ose ndërkombëtare, me të cilat shteti urdhëron
zbatimin me akte dhe normativa (direktiva dhe vendime të komunitetit europian).

Spektri analitik

Për sa i përket
sigurisë ushqimore, ISUV-i ka të implementuar sistemin e menaxhimit të cilësisë
sipas ISO 17025:2005 në shumicën e sektorëve të këtyre departamenteve. Risi për
vitin 2015 ka qenë shtrirja e menaxhimit të cilësisë edhe në dy sektorë të tjerë
të DTMMC-së, përkatësisht në Sektorin e Kontrollit të Barnave Veterinare dhe
Sektorin e Cilësisë dhe Vlerësimit të Ushqimit. Në shtator të 2015-ës është kërkuar
riakreditimi nga trupa kombëtare (DPA) për 8 prova, nga të cilat 4 prova kimike
(3 single residues dhe 1 metodë është multi-residues) dhe 4 prova biologjike. 6
nga këto teste aplikohen për riakreditim dhe 2 për akreditim për herë të parë. Këto
prova lidhen drejtpërdrejtë me Planin Kombëtar të Monitorimit të Molusqeve
(PKM-Molusqe), Planin Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve (PKM-Mbetje), si dhe
Planin Kombëtar të Monitorimit të Peshkut (PKM-Peshku).

Aktiviteti
kryesor analitik i departamenteve në kuadër të sigurisë ushqimore lidhet me
zbatimin e planeve kombëtare të monitorimit. Gjatë vitit 2015 janë zbatuar 4
plane kombëtare:

1.                 
Plani Kombëtar i
Monitorimit të Mbetjeve në Produkte me Origjinë Shtazore dhe Ushqimet për
Kafshë;

2.                 
Plani Kombëtar i
Monitorimit të Molusqeve;

3.                 
Plani Kombëtar i
Monitorimit të Miellit dhe Drithërave.

4.                 
Plani Kombëtar i
Monitorimit Produkteve të Peshkut.

Gjithashtu,
departamentet e SUV kryejnë dhe aktivitete të tjera analitike për kampionë që
vijnë nga AKU (zyrtare) dhe nga biznese private (autokontroll).

Numri total i kampionëve
të analizuara në kuadër të SUV është 5 057, ndërsa analiza të kryera janë 15
557. Në kuadër të planeve kombëtare janë analizuar 2 840 kampionë (56,2% e
totalit) dhe janë kryer 2 938 analiza (18,9% e totalit). Në mënyrë të detajuar,
numri i kampionëve dhe i analizave të kryera në kuadër të SUV jepet në tabelën
1.

Tabela 1 Numri
i kampionëve dhe i analizave në kuadër të SUV

 

 

Kampionë

%
e totalit për Kampionë

Analiza

%
e totalit për Analiza

PKM

Mbetje

1
491

29,5

664

4,3

Molusqe

1110

21,9

1
414

9,1

Peshku

35

0,7

35

0,2

Miell

204

4,0

825

5,3

AKU

 

691

13,7

4
090

26,3

Autokontroll

 

1526

30,2

8
529

5,8

Totali

 

5
057

 

15
557

 

 

Siç shikohet në
grafikun numër 1, analizat e kryera në kuadër të PKM-ve përbëjnë 56 % të
totalit të analizave.






















Analizat e
kryera jashtë PKM-ve (AKU dhe autokontroll) janë analizuar kryesisht për
treguesit mikrobiologjikë (382 kampionë AKU dhe 540 kampionë autokontroll), për
praninë e histaminës (67 kampionë AKU dhe 30 kampionë autokontroll), për
biotoksinat detare 3 kampionë autokontrolli. Gjithashtu për praninë e
kontaminantëve pesticide, ve të rënda, mykotoksina, si dhe treguesit e cilësisë
së produkteve të ndryshme ushqimore kanë ardhur 242 kampionë në kuadër të AKU
dhe 953 si autokontroll.

Siç shihet nga
grafiku 2, për sa i përket numrit të analizave të kryera në kuadër të
kontrollit zyrtar (inspektimeve AKU) vihet re një dyfishim i kërkesave për
analiza gjatë vitit 2015 në krahasim me vitin 2014. Për dy kategoritë e tjera të
analizave (PKM dhe Autokontroll) të kryera nga laboratorët e SUV, nuk ka
ndryshime të rëndësishme në krahasim me vitin 2014.

 




Grafiku 2 Ecuria e analizave të kryera sipas
kategorive për periudhën 2014-2015.

Rritja e numrit
të analizave në kategorinë AKU vjen si rezultat i intensifikimit të kontrolleve
të ushqimeve nga ana e inspektorëve të Autoritet Kombëtar të Ushqimit, për të
garantuar sigurinë ushqimore në vend. Zvogëlimi i numrit të analizave të kryera
në kategorinë e PKM-së shpjegohet me mungesën e planeve të monitorimit për
pesticidet në bimë, qumështit të papërpunuar, si dhe moskryerjes së tenderit për
kite reagjentë për vitin 2015.

            Hallkat e zinxhirit agro-ushqimor

Hallkat në
zinxhirin ushqimor të testeve të kryera në ISUV, gjatë 2014 janë paraqitur në
figurën e mësipërme.

Në hallkën e
parë “Kafshët, bimët dhe akuakultura” paraqitet:

•           Analizimi i kampionëve për produkte
me origjinë bimore për praninë e pesticideve është një risi e vitit 2014, pasi
kontrolle të tilla nuk ishin bërë më parë në ISUV. Siç shihet edhe nga figura,
numri i kampionëve të analizuar është shumë i vogël, për shkak se ISUV nuk
ishte i përgatitur për të realizuar më shumë kampionë pasi metoda e analizimit
të tyre me GC-MS/MS u zhvillua për herë të parë. Laboratorët kanë
infrastrukturën, si dhe burimet njerëzore të nevojshme për të përballuar një
numër më të madh kampionësh. Raste alerti nuk kemi pasur.

•           Kontrolli i produkteve të kafshëve
dhe akuakulturës, i cili ndahet në kontrollet kimike dhe mikrobiologjike. Kjo
pikë inspektimi është relativisht e mbuluar, gjë që pasqyrohet me numrin e madh
të kampionëve të analizuar për secilën nga kategoritë. Për këtë kategori
problem është dhe numri i lartë i rasteve alert (për mikrobiologjinë 144
kampionë dhe 51 kampionë për mbetjet e medikamenteve veterinare dhe kontaminantëve).

Për sa i përket
analizave të ushqimeve për kafshë, analizat e kryera janë kimike dhe
mikrobiologjike. Numri më i madh i kampionëve është analizuar për mbetjet e mykotoksinave
në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve në Produktet me Origjinë
Shtazore. Kjo është një pikë inspektimi e pambuluar, për shkak të numrit të
vogël të kampionëve të analizuar.

Hallka tjetër e
zinxhirit ushqimor është “procesi i përpunimit”, ku janë analizuar kampionë si
në aspektin mikrobiologjik, ashtu edhe atë kimik, për treguesit organo-shqisorë
dhe fiziko-kimikë të produkteve ushqimore të përpunuara Ky analizim kampionësh
vjen në kryesisht në kuadër të analizave për autokontroll. Kjo është një pikë
inspektimi e mbuluar mirë. Rastet alert janë për analizat mikrobiologjike (1,1%).

Hallkë e
rëndësishme është monitorimi i “aditivëve” në produktet ushqimore, e cila nuk
mbulohet për mungesë të infrastrukturës së përshtatshme në laboratorët e
ISUV-it.

“Tregu” në
kuadër të kontrollit zyrtar (AKU) janë pranuar 246 kampionë dhe janë realizuar
501 analiza mikrobiologjike. Nga totali i analizuar në kuadër të akteve të
inspektimeve zyrtare janë konstatuar dy raste jokonform (alert) sipas Urdhrit
261/2009 e MBZHRAU.

Problem në
zinxhirin ushqimor si pika inspektimi të pambuluara janë paketimet e produkteve
të ndryshme ushqimore, për të cilat ISUV-i nuk disponon infrastrukturën e
përshtatshme.

Rastet pozitive

Nga kampionët e
analizuar në kuadër të sigurisë ushqimore kanë rezultuar mbi normat e lejuara 70
(1,65 %) kampionë. Në tabelën e mëposhtme jepen të dhëna të detajuara mbi
rastet pozitive, si dhe treguesin e pozitivitetit.

Tabela 2 Numri i analizave në kuadër të SU



Për PKM-Mbetje
kanë rezultuar 3 kampionë pozitivë. Këta kampionë i referohen pranisë së pesticideve
DDT-2 kampionë dhe PCB-1 kampion. Nga analizimi i PKM-së për mbetjet e
pesticideve rekomandohet si më poshtë:

  • Gjatë
    monitorimit të Kampionëve dhjamë dele/dhie në kuadër të planit kombëtar të
    mbetjeve është vënë re prania e Cipermetrinës (megjithëse në nivele brenda
    normave) në këta kampionëe, gjë që tregon përdorimin e kësaj substance në
    të imta, laboratori rekomandon që gjatë kohës së përdorimit të këtyre
    substancave të monitorohet edhe qumështi dhe produktet e tij.

  • kampionët dhjamë dhie/dele të ardhura në laboratorin e pesticideve të
    produkteve me origjinë shtazore, rezultojnë të kenë nivele të
    konsiderueshme të (megjithëse nën normat e lejuara) DDT-ve në yndyrë.
    Rekomandojmë që monitorimi të shtrihet edhe në qumështin e deleve dhe
    dhive, për mishin, si dhe nënproduktet e tyre.
  • Nga
    analizat e kryera deri tani në kuadër të Planit Kombëtar të Mbetjeve është
    vënë re prani e lartë e DDT-ve në vezët e freskëta (të gjitha të prodhuara
    nga fshatarët). Laboratori rekomandon rritjen e kontrollit të vezëve të
    “fshatarëve” (të paktën ato që shiten në dyqane), si dhe
    sugjeron:
    • Shtrirjen
      e monitorimit në shpendë (muskul, dhjamë etj).
    • Shtrirjen
      e monitorimit jo vetëm në pula, por edhe gjela/pula deti.
    • Kontrollin
      e ushqimit të shpendëve. 4- kontrollin e produkteve veterinare për
      përmbajtje të DDT-ve.

Nga monitorimi i
PKM Molusqe rezultojnë pozitiv 7 kampionë për praninë e E. coli në molusqe në vlera > 230 E. coli MPN/100 g. Pozitiviteti
për E. coli ka rezultuar kryesisht
gjatë periudhës me reshje, të cilat, si pasojë e prurjeve të mëdha në liqen nga
tokat përreth, kanë shkaktuar këtë fenomen. Rekomandimi i mundshëm do të ishte
moskampionimi gjatë stinës së dimrit atëherë kur nuk ka prodhim, për të
shmangur vlerat e larta të E. coli.

Referuar
kampionëve pozitivë të analizuar në kuadër të autokontrollit dhe inspektimeve
të AKU-së rezultojnë pozitivë 60 kampionë, kryesisht për Salmonella spp., Listeria
monocytogenes
, Histaminë, E. coli,
Enterobakterie, ngarkesë mezofile, stafilokokë
koagulazë pozitive, (përkatësisht 32 kampionë autokontroll dhe 28 kampionë
AKU). Këto raste të ndeshura kanë të bëjnë në pjesën më të madhe me higjienën e
ulët të produkteve gjatë fazave të përpunimit, deri te produkti gati për
konsum. Në mostrat me origjinë shtazore si mish derri, qofte, hamburger dhe
pulë e freskët u konstatuan me mikroorganizma patogjenë, si Salmonella spp dhe Listeria monocytogenes.

Nga të dhënat e
mbledhura për vitin 2015 lidhur me mikrobiologjinë ushqimore rekomandohet
vëmendje e veçantë ndaj kushteve higjienike të lëndës së parë, fazave të
përpunimit dhe nxjerrjen e produktit në treg, si dhe implementimi i duhur i
skemave të HACCP-së në industritë përpunuese të qumështit dhe mishit. Për vitin
2014 numri i kampionëve pozitivë për këto dy kategori ka qenë ka qenë më i
vogël, 38 kampionë.