ISUV, aktiviteti dhe praktikat ligjore…

712
Gazeta “TELEGRAF”

ISUV, aktiviteti dhe praktikat ligjore në rezultatet e 5 auditeve të brendshme, vlerësimet dhe detyrat për përmirësimin e punëve
Përmirësimi i sistemit të Menaxhimit të Cilësisë në fushën e Metrologjisë për Laboratorët e Sektorit të Mbetjeve të Medikamenteve Veterinare, rezultatet e testimit dhe dokumentimi tyre
Gjatë vitit janë kryer 5 auditime të brendshme, të cilat kanë shërbyer për njohjen e situatës për sa i përket përputhshmërisë së aktiviteteve të laboratorit dhe kërkesave të standardit.

Komente rreth auditimeve të kryera: Bazuar në çfarë rezultoi në këto auditime gjykohet që laboratorët e akredituar dhe ato objekt akreditimi kanë burime, të cilat janë në gjendje të sigurojnë një konformitet të përshtatshëm ndaj kërkesave të akreditimit, edhe pse i kuptojmë vështirësitë reale në gjetjen e burimeve ekonomike.

Auditim nr. 1: Laboratorët e Shëndetit të Kafshëve. Jokonformitetet e ndeshura janë kryesisht të lidhura me kërkesat menaxheriale dhe teknike të standardit ISO 17025. Kjo gjë është e kuptueshme për shkak të njohurive të pakta që ka personeli për këtë standard. Ky auditim ishte për të njohur situacionin në laboratorë dhe për të trajnuar personelin në lidhje me kërkesat e normës dhe rëndësinë e dokumentacionit që duhet të hartohet dhe plotësohet nga personeli. Në përfundim u lanë detyra dhe u përcaktuan personat përgjegjës për realizimin e tyre sipas afateve të paracaktuara. Disa prej jokonformiteteve të ndeshura vazhdojnë të jenë të hapura.

Auditim nr. 2: Sektori i Produkteve të Peshkut dhe Monitorimit të Molusqeve. Jokonformitetet ishin të lidhura me plotësimin e dokumentacionit. Që të katër jokonformitetet e ndeshura janë të mbyllura.

Auditim nr. 3: Sektori i Toksikologjisë dhe Mbetjeve. Jokonformitetet e ndeshura janë kryesisht të lidhura me kërkesat menaxheriale dhe teknike të standardit ISO 17025. Pas auditimit, problematikat u diskutuan me personelin u përcaktuan veprimet korrigjuese personat përgjegjës dhe afatet për zgjidhjen e tyre. Të gjitha jokonformitetet tashmë janë të zgjidhura dhe dy laboratorë janë në pritje të vizitës së Vlerësimit nga Trupa Akredituese shqiptare DPA.

Auditim nr. 4: Laboratorët e Shëndetit të Kafshëve. Ky auditim ishte suplementar, me qëllim verifikimin e situatës në laboratorët testues, referuar testeve që ishin planifikuar për akreditim. Pjesa më e madhe kishte të bënte me plotësimin e kërkesave teknike të standardit ISO 17025. U identifikuan 41 jokonformitete, të cilat sipas laboratorëve, janë në proces për mbylljen e tyre

Auditim nr. 5: Laboratori i Kontrollit Mikrobiologjik i Produkteve Iktike. Jokonformitetet ishin të lidhura me plotësimin e dokumentacionit. Që të dy jokonformitetet e ndeshura janë të mbyllura.

Aktiviteti rutinë i menaxhimit të cilësisë në laborator
Duke qenë se sistemi i menaxhimit të cilësisë që duhet të aplikohet në laboratorët e provave, për bazën ligjore u referohet normave ndërkombëtare, ka një kosto të konsiderueshme, e cila duhet t’u vihet në dispozicion laboratorëve, në mënyrë që ata të mund të përmbushin kërkesat normative. Për këtë arsye, sipas politikave institucionale (prioriteteve) dhe buxheteve të akorduara, sistemi i menaxhimit të cilësisë është i shtrirë në nivele të ndryshme. Gjatë vitit, bazuar në objektivat e paracaktuar janë kryer disa verifikime, auditime të brendshme për të identifikuar pikat e dobëta dhe të forta të laboratorëve, me qëllim zgjerimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë dhe në laboratorë të tjerë të ISUV-it. Është punuar intensivisht me laboratorët e Sektorit të Toksikologjisë dhe Mbetjeve, me laboratorët diagnostikë të Shëndetit të Kafshëve për njohjen dhe dokumentimin e çdo aktiviteti që ata realizojnë, me qëllim hedhjen e bazave të shëndosha për planifikimin e ndërhyrjeve që duhen kryer për përmirësimin e proceseve për të qenë sa më pranë realizimit të objektivit për akreditimin e tyre.

Laboratori i Metrologjisë, gjatë vitit janë kryer aktivitetet e mëposhtme:
– Hartimi i planifikimit vjetor të mirëmbajtjes së pajisjeve (format excel) për laboratorët testues dhe metrologjisë.
– Kryerja e kalibrimeve të brendshme të instrumenteve matës të peshës, vëllimit, temperaturës dhe vlerësimi rezultateve referuar standardeve ndërkombëtare. (shërbime të kryera në përputhje me planin vjetor të mirëmbajtjes së pajisjeve).
– Verifikim i ndërmjetëm i instrumenteve matëse të peshës, vëllimit, të pH-metrave dhe vlerësimi i rezultateve referuar standardeve ndërkombëtare (shërbime të kryera në përputhje me planin vjetor të mirëmbajtjes së pajisjeve).
– Sigurimi i cilësisë së rezultateve të testimit, dokumentimit të tyre dhe përmirësimi i vazhdueshëm i aktiviteteve në funksion të plotësimit të kërkesave të standardit dhe trupave akredituese, me qëllim ruajtjen e akreditimeve referuar ISO 17025:05 dhe standardeve të tjera ndërkombëtare.
– Iimplementimi i Sistemit të menaxhimit të Cilësisë në fushën e Metrologjisë në Laboratorët e Diagnozës Veterinare me qëllim forcimin e kapaciteteve, rritjen e besueshmërisë së rezultateve analitike dhe përmirësimin e aktiviteteve në funksion të plotësimit të kërkesave të standardeve ndërkombëtare.
– Përmirësimi i sistemit të Menaxhimit të Cilësisë në fushën e Metrologjisë për Laboratorët e Sektorit të Mbetjeve të Medikamenteve Veterinare.
-Rrishikimi i dy Procedurave Operative Standarde dhe një Procedurë Menaxhuese, me qëllim përmirësimin dhe plotësimin e kërkesave të standardeve kombëtare/ndërkombëtare;
-Planifikimi i buxhetit të laboratorit për të mundësuar planifikimin progresiv dhe përdorimin efikas të tij, si dhe raportimi i aktivitetit të laboratorit, inventarit dhe kolaudimit të mallit me qëllim menaxhimin efikas të kapaciteteve të laboratorit në zbatim të detyrave dhe objektivave të tij;
-Përditësimi me rregulloret/legjislacionin në fushën e metrologjisë dhe konfirmimeve metrologjike.
Veprimtari rutinë
Në fushën e konfirmimeve metrologjike janë kryer aktivitetet, sipas planifikimeve vjetore dhe kërkesave të laboratorëve, si më poshtë vijon:
Shërbimet e kryera në ISUV-i nga laboratori i ME-së
Kemi një trend në rritje të shërbimeve të kryera, i cili ka të bëjë me shtrirjen e Menaxhimit të Cilësisë në Departamentin e Shëndetit të Kafshëve, si dhe me pajisjen e Laboratorëve testues me instrumente matëse. Për sa i përket shtrirjes së MC-së në Departamentin e Shëndetit të Kafshëve ishte një ndër objektivat e këtij viti, i cili rezulton i realizuar në masën 99%, si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë menaxheria.
Shërbimet e kryera nga laboratori i ME-së
Zyra e Pritjes së Kampionëve
Në këtë zyrë, janë pranuar 7116 kampionë, nga të cilët:
• 2 299 kampionë për Departamentin e Mikrobiologjisë Ushqimore;
• 2 902 kampionë për Departamentin e Toksikologjisë, Monitorimit të Mbetjeve dhe Cilësisë;
• 1915 kampionë për Departamentin e Shëndetit të Kafshëve (deri në muajin gusht 2016).
Të gjitha raportet e provës, të laboratorëve përkatës, janë dorëzuar pranë klientëve dhe është bërë sistemimi i dosjeve përkatëse (sipas nr. të kampionëve). Nga kampionët e ardhur gjatë vitit 26 kanë rezultuar të papërshtatshëm dhe janë regjistruar në regjistrin përkatës.

Sigal