ISUV, aktiviteti dhe praktikat ligjore në rezultatet e 5 auditeve të brendshme, vlerësimet dhe detyrat për përmirësimin e punëve

623
Sigal

Përmirësimi i sistemit të Menaxhimit të
Cilësisë në fushën e Metrologjisë për Laboratorët e Sektorit të Mbetjeve të
Medikamenteve Veterinare, rezultatet e testimit dhe dokumentimi tyre

Gazeta
“TELEGRAF”

 

Gjatë
vitit janë kryer 5 auditime të brendshme, të cilat kanë shërbyer për njohjen e
situatës për sa i përket përputhshmërisë së aktiviteteve të laboratorit dhe
kërkesave të standardit.

Komente rreth
auditimeve të kryera:
Bazuar
në çfarë rezultoi në këto auditime gjykohet që laboratorët e akredituar dhe ato
objekt akreditimi kanë burime, të cilat janë në gjendje të sigurojnë një konformitet
të përshtatshëm ndaj kërkesave të akreditimit, edhe pse i kuptojmë vështirësitë
reale në gjetjen e burimeve ekonomike.

Auditim nr. 1: Laboratorët e Shëndetit të Kafshëve.
Jokonformitetet e ndeshura janë kryesisht të lidhura me kërkesat menaxheriale
dhe teknike të standartit ISO 17025. Kjo gjë është e kuptueshme për shkak të
njohurive të pakta që ka personeli për këtë standard. Ky auditim ishte për të
njohur situacionin në laboratorë dhe për të trajnuar personelin në lidhje me
kërkesat e normës dhe rëndësinë e dokumentacionit që duhet të hartohet dhe
plotësohet nga personeli. Në përfundim u lanë detyra dhe u përcaktuan personat përgjegjës
për realizimin e tyre sipas afateve të paracaktuara. Disa prej jokonformiteteve
të ndeshura vazhdojnë të jenë të hapura.

Auditim nr. 2: Sektori i Produkteve të Peshkut dhe
Monitorimit të Molusqeve. Jokonformitetet ishin të lidhura me plotësimin e
dokumentacionit. Që të katër jokonformitetet e ndeshura janë të mbyllura.

Auditim nr. 3: Sektori i Toksikologjisë dhe Mbetjeve.
Jokonformitetet e ndeshura janë kryesisht të lidhura me kërkesat menaxheriale
dhe teknike të standardit ISO 17025. Pas auditimit, problematikat u diskutuan
me personelin u përcaktuan veprimet korrigjuese personat përgjegjës dhe afatet
për zgjidhjen e tyre. Të gjitha jokonformitetet tashmë janë të zgjidhura dhe dy
laboratorë janë në pritje të vizitës së Vlerësimit nga Trupa Akredituese
shqiptare DPA.

Auditim nr. 4: Laboratorët e Shëndetit të Kafshëve. Ky
auditim ishte suplementar, me qëllim verifikimin e situatës në laboratorët
testues, referuar testeve që ishin planifikuar për akreditim në fillim të vitit
2015. Pjesa më e madhe kishte të bënte me plotësimin e kërkesave teknike të standardit
ISO 17025. U identifikuan 41 jokonformitete, të cilat sipas laboratorëve, janë
në proces për mbylljen e tyre

Auditim nr. 5: Laboratori i Kontrollit Mikrobiologjik
i Produkteve Iktike. Jokonformitetet ishin të lidhura me plotësimin e
dokumentacionit. Që të dy jokonformitetet e ndeshura janë të mbyllura.

 

Aktiviteti
rutinë i menaxhimit të cilësisë në laborator

 

Duke
qenë se sistemi i menaxhimit të cilësisë që duhet të aplikohet në laboratorët e
provave, për bazën ligjore u referohet normave ndërkombëtare, ka një kosto të
konsiderueshme, e cila duhet t’u vihet në dispozicion laboratorëve, në mënyrë
që ata të mund të përmbushin kërkesat normative. Për këtë arsye, sipas
politikave institucionale (prioriteteve) dhe buxheteve të akorduara, sistemi i
menaxhimit të cilësisë është i shtrirë në nivele të ndryshme. Gjatë vitit, bazuar
në objektivat e paracaktuar janë kryer disa verifikime, auditime të brendshme
për të identifikuar pikat e dobëta dhe të forta të laboratorëve, me qëllim
zgjerimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë dhe në laboratorë të tjerë të
ISUV-it. Është punuar intensivisht me laboratorët e Sektorit të Toksikologjisë
dhe Mbetjeve, me laboratorët diagnostikë të Shëndetit të Kafshëve për njohjen
dhe dokumentimin e çdo aktiviteti që ata realizojnë, me qëllim hedhjen e bazave
të shëndosha për planifikimin e ndërhyrjeve që duhen kryer për përmirësimin e
proceseve për të qenë sa më pranë realizimit të objektivit për akreditimin e
tyre.

 

Laboratori
i Metrologjisë, gjatë vitit janë kryer aktivitetet e mëposhtme:

 

– Hartimi i
planifikimit vjetor të mirëmbajtjes së pajisjeve (format excel) për laboratorët testues dhe metrologjisë.

– Kryerja e
kalibrimeve të brendshme të instrumenteve matës të peshës, vëllimit,
temperaturës dhe vlerësimi rezultateve referuar standardeve ndërkombëtare. (shërbime
të kryera në përputhje me planin vjetor të mirëmbajtjes së pajisjeve).

– Verifikim i
ndërmjetëm i instrumenteve matëse të peshës, vëllimit, të pH-metrave dhe
vlerësimi i rezultateve referuar standardeve ndërkombëtare (shërbime të kryera
në përputhje me planin vjetor të mirëmbajtjes së pajisjeve).

– Sigurimi i
cilësisë së rezultateve të testimit, dokumentimit të tyre dhe përmirësimi i
vazhdueshëm i aktiviteteve në funksion të plotësimit të kërkesave të standardit
dhe trupave akredituese, me qëllim ruajtjen e akreditimeve referuar ISO
17025:05 dhe standardeve të tjera ndërkombëtare.

– Iimplementimi
i Sistemit të menaxhimit të Cilësisë në fushën e Metrologjisë në Laboratorët e
Diagnozës Veterinare me qëllim forcimin e kapaciteteve, rritjen e besueshmërisë
së rezultateve analitike dhe përmirësimin e aktiviteteve në funksion të plotësimit
të kërkesave të standardeve ndërkombëtare.

– Përmirësimi i
sistemit të Menaxhimit të Cilësisë në fushën e Metrologjisë për Laboratorët e
Sektorit të Mbetjeve të Medikamenteve Veterinare.

rishikimi i dy
Procedurave Operative Standarde dhe një Procedurë Menaxhuese, me qëllim
përmirësimin dhe plotësimin e kërkesave të standardeve kombëtare/ndërkombëtare;

planifikimi i
buxhetit të laboratorit për të mundësuar planifikimin progresiv dhe përdorimin
efikas të tij, si dhe raportimi i aktivitetit të laboratorit, inventarit dhe
kolaudimit të mallit me qëllim menaxhimin efikas të kapaciteteve të laboratorit
në zbatim të detyrave dhe objektivave të tij;

Përditësimi me rregulloret/legjislacionin
në fushën e metrologjisë dhe konfirmimeve metrologjike.

Veprimtari rutinë

Gjatë vitit 2015
në fushën e konfirmimeve metrologjike janë kryer aktivitetet, sipas
planifikimeve vjetore dhe kërkesave të laboratorëve, si më poshtë vijon:

 

Numri
i pajisjeve të kontrolluara

Laboratori

Pajisja

Veprimi

Nr. i pajisjeve të kontrolluara

USH

Pipetë automatike mono dhe multikanale

Kalibrim i brendshëm

13

SHK

54

USH

Peshore teknike/analitike elektronike

Kalibrim i brendshëm

14

SHK

1

USH

Termometër digjital min./max.

Kalibrim i brendshëm

54

SHK

11

USH

Pipetë automatike mono dhe multikanale

Kontroll eficience

37

SHK

43

ISUV

Peshore teknike/analitike elektronike

Kontroll eficience

44

ISUV

pH-metër

Verifikim i funksionimit

4

Metrologjia

Matës digjital T, P, Ë

Mikropeshore

Set gramarësh

Kalibrim i jashtëm

3

TOTALI

263


 

 

Shërbimet
e kryera në ISUV-i nga laboratori i ME-së

 

Kemi një trend
në rritje të shërbimeve të kryera, i cili ka të bëjë me shtrirjen e Menaxhimit
të Cilësisë në Departamentin e Shëndetit të Kafshëve, si dhe me pajisjen e
Laboratorëve testues me instrumente matëse. Për sa i përket shtrirjes së MC-së
në Departamentin e Shëndetit të Kafshëve ishte një ndër objektivat e këtij viti,
i cili rezulton i realizuar në masën 99%, si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë
menaxheria
.

 

 

Shërbimet e kryera nga laboratori i
ME-së.

 

Zyra e Pritjes së Kampionëve

 

Në këtë zyrë, janë
pranuar 7116 kampionë, nga të cilët:

·        
2 299 kampionë për Departamentin e
Mikrobiologjisë Ushqimore;

·        
2 902 kampionë për Departamentin e
Toksikologjisë, Monitorimit të Mbetjeve dhe Cilësisë;

·        
1915 kampionë për Departamentin e
Shëndetit të Kafshëve (deri në muajin gusht 2015).

Të gjitha
raportet e provës, të laboratorëve përkatës, janë dorëzuar pranë klientëve dhe
është bërë sistemimi i dosjeve përkatëse (sipas nr. të kampionëve).  Nga kampionët e ardhur gjatë vitit 26 kanë
rezultuar të papërshtatshëm dhe janë regjistruar në regjistrin përkatës.

 

Nr. i kampionëve të papërshtatshëm për
vitin 2015

Nr.

Laboratori i përfshirë

Nr. i
kampionëve të papërshtatshëm

Motivi

1

Laboratori i Pesticideve

1

Arsyeja e kampionimit Monitorim (Ujë
rezervati,Qendra e Rritjes Koranit, Pogradec, kampioni i ardhur i dëmtuar)

2

Laboratori i Kontrollit të Mbetjeve të
Medikamenteve Veterinare

2

Ardhur në kuadrin e Planit Kombëtar të
Monitorimit të Mbetjeve (i kërkuar test i gabuar)

 

3

Laboratori i Kontrollit Mikrobiologjik
të Prodhimeve të Detit

7

Ardhur nga AKU-Tiranë, Kontroll Zyrtar
(sasi e pamjaftueshme e kampionit dhe temperatura jashtë kritereve të lejuara
për testet mikrobiologjike)

 

 

Aktivitete
kërkimore, studime

 

Pjesëmarrje në
Studimin “Mbikëqyrja Sanitare e Gjirit të Shëngjinit”, bashkëpunimi me projekte
dhe institucione të tjera

Bashkëpunim me
Fakultetin e Mjekësisë Veterinare mbi Kurset e Farmacistëve Veterinarë, si dhe
Leksione dhe Praktika për studentët lidhur me Sëmundjet e Bletëve.

Punonjës të
Menaxhimit të Cilësisë kanë marrë pjesë aktive në projektin CAPS 2.

 

Problematikat
e konstatuara

 

 

Nr.

Problematika

1

Mungesa e
infrastrukturës kompjuterike, përfshirë dhe programeve të licencuara dhe të
sigurta, për të shmangur rrjedhjen e informacionit apo dhe tjetërsimin e tij.
Megjithëse, për momentin nuk përbën një jokonformitet, mosrealizimi i tij
është një burim potencial i shfaqjes së problematikave.

2

Mungesa e një
UPS me stabilizator, për mikropeshoren, e cila duhet të qëndrojë gjatë gjithë
kohës në rrjet elektrik.

Luhatjet e
tensionit elektrik mund të dëmtojnë instrumentin matës, me pasojë dëmtimin e
tij shoqëruar me kosto financiare.

3

Peshorja
Teknike e Preparatorisë Speciale ka filluar të ketë shmangie nga parametrat e
lejuar, prandaj është i nevojashëm sigurimi i një peshoreje teknike të re.

 

 

Propozime
për përmirësim

 

Në planifikimet
vjetore dhe në shpërndarjen e buxheteve institucionale duhet të plotësohen
kërkesat e laboratorëve sipas sasisë dhe cilësisë së kërkuar, duke pasur
përparësi laboratorët e akredituar ose objekt akreditimi, si dhe të inspektuar
nga FVO-ja.

1.     
Lëvrimi i bazës materiale, reagjentëve,
standardeve dhe materialeve të referencës në kohë, sasi dhe cilësi sipas
kërkesave të laboratorëve.

2.     
Sigurimi i fondeve për servis-kalibrimet
e pajisjeve matëse, sidomos për laboratorët e akredituar ose objekt akreditimi,
si dhe të inspektuar nga FVO-ja.

3.     
Sigurimi i fondeve për testet e zotësisë
për të gjithë laboratorët e akredituar ose objekt akreditimi, si dhe të
inspektuar nga FVO-ja.

4.     
Nga Ministria e Varësisë të kërkohet që
të vijnë Planet e Punës për sa i përket Kontrolleve Zyrtare dhe Monitorimit për
vitin e ardhshëm, sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që t’u jepet kohë
laboratorëve të ISUV-it, të planifikojnë kërkesat për bazë materiale që në
fillim të vitit.

5.     
Sigurimi i infrastrukturës me kompjuter
dhe softuer të licencuar.

6.     
Vënia në funksionim e programit LIMS do
të përmirësonte mjaft menaxhimin e kampionëve dhe të dokumentacionit.

7.     
Kualifikim dhe Trajnim i stafit, në
mënyrë që të jenë të përditësuar dhe në dijeni të njohurive të reja shkencore
në fushën e tyre të punës.

 

 

 

 

Sektori i
Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve (SBNJSH)

Foto: Brulinda Çobaj

Përgjegjëse e Sektorit të Burimeve Njerëzore
dhe Shërbimeve

 

Sektori i
burimeve njerëzore e mbështet veprimtarinë e tij në kornizën legjislative të
ISUV-it, në Ligjin NR 152/2013 ‘’ PËR NËPUNËSIN CIVIL’’, i ndryshuar, Vendimet
dhe Udhëzimet përkatëse për nëpunësin civil, Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë
Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995 (ndryshuar me ligjet nr. 8085, datë 1996; 9125,
datë 2003; dhe 10053, datë 2008). Kjo gamë ligjore mundëson përmirësimin e
punës/shërbimeve të ISUV-it nëpërmjet drejtimit profesional, efikas dhe
transparent të administratës së ISUV-it. Sektori u kushton burimeve njerëzore
një vëmendje të veçantë, për sa u përket: të drejtave të tyre; kushteve dhe
sigurisë në punës; disiplinës dhe etikës së komunikimit; vlerësimit të punës;
krijimit të kushteve për rritjen e kapaciteteve të tyre; si dhe në zbatimin e
detyrave dhe përgjegjësive që ata kanë.

Aktiviteti i
sektorit është mjaft i gjerë. Veç administrimit dhe mirëmbajtjes, ai merr pjesë
në përditësimin e dosjeve personale, hartimin dhe zbatimin e planeve të lejeve,
bashkëpunimin me MBZHRAU-në, koordinimin e punës me drejtuesit e departamenteve
dhe/ose sektorëve, kryerjen e kontrolleve periodike në përputhje me direktivat
e marra nga autoritetet mbikëqyrëse, si dhe në përgatitjen e dokumenteve të
ndryshme, përfshirë planifikimin e buxhetit dhe prokurimin.

Sektori përbëhet
nga një staf prej 12 punonjësish, ku veç përgjegjësit të sektorit, ka jurist,
punëtor të mirëmbajtjes, teknik aparaturash dhe sanitare.

 

 

 

 

 Aktiviteti i
sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve

 

Gjatë 2015
SBNJSH-ja ka kryer në vazhdimësi menaxhimin e burimeve njerëzore dhe të
kapaciteteve të tjera të ISUV-it.

•           Mbështetur në strukturën ligjore,
vendimet e marra dhe praktikat më të mira të punës, Sektori ka administruar me
korrektësi burimet njerëzore aktuale, duke i vlerësuar dhe pozicionuar sipas
kualifikimit dhe rezultateve të tyre.

•           Në bashkëpunim me shefat e
Departamenteve është kryer rishikimi i vazhdueshëm i përshkrimit të punës së
personelit. Ai është përshtatur për të qenë në linjë me kërkesat e kohës dhe në
përputhje me detyrat dhe objektivat që ka secili Departament apo Sektor, në
bazë të Ligjit të Nëpunësit Civil.

•           Është përditësuar i gjithë
dokumentacioni i personelit (dosjet personale) dhe janë plotësuar në vazhdimësi
regjistri themeltar dhe librezat e punës në kuadër të menaxhimit të cilësisë.

•           Janë kryer kontrolle të vazhdueshme
në bashkëpunim me drejtorinë ose në bashkëpunim me Përgjegjësit e
Departamenteve, për të vlerësuar shkallën e respektimit të “detyrave dhe
përgjegjësive” nga ana e punonjësve të ISUV-it në respekt të vendimeve dhe
urdhëresave të dala.

•           Në respekt të rregullave
administrative janë zgjidhur të gjitha kërkesat që kanë pasur “Departamentet”
në lidhje me bazën materiale, vënien e automjeteve në dispozicion të tyre për
qëllime shërbimi, mbajtjen në gatishmëri të aparaturave dhe pajisjeve laboratorike
etj.

•           Është drejtuar/kryer puna e përditshme
lidhur me lavanterinë, pastrimin e ambienteve të brendshme dhe territorit të
jashtëm të ISUV-it, sigurimin e energjisë elektrike dhe mirëmbajtjen e rrjetit
elektrik dhe të gazit, sigurimin e ujit të pijshëm dhe atë teknologjik, asgjësimin
e materialeve infektive të dala nga laboratorët, shërbimin e shpejtë të
klientëve nëpërmjet zyrës së recepsionit, kontrollin e shërbimit të rojeve, si
dhe gjithë problematikën e lidhur me mirëmbajtjen e aparaturave.

•           Sipas kërkesave të departamenteve,
fondeve në dispozicion, si dhe bazuar në Ligjin Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për
Prokurimin Publik” ( i ndryshuar), VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Rregullat
e Prokurimit Publik”, udhëzimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik, janë
realizuar praktikat/procedurat e prokurimit dhe blerjeve të vogla.

•           Në bashkëpunim me Sektorin e financës
dhe të departamenteve teknike të ISUV-it, është hartuar, miratuar dhe zbatuar
“Regjistri i Parashikimeve të Prokurimeve Publike”.

•  Është mbyllur “Regjistri i Realizimeve të
Prokurimeve Publike”.

•           Bashkëpunuar me aktorë të ndryshëm
për futjen dhe përshtatjen e praktikave menaxhuese.

•           Është ndjekur me korrektësi korrespodenca
për plotësimin dhe zbatimin e kritereve nga institucioni qendror dhe
Administrata Publike për një menaxhim korrekt.

•           Janë mbyllur praktikat e daljeve në
pension pleqërie.

•           Janë zhvilluar një sërë aktivitetesh
të tjera pritëse dhe argëtuese për motivimin e stafit.

•           Sipas ligjit në fuqi është plotësuar
dokumentacioni përkatës për rekrutimet e reja.

•           Janë hedhur të gjitha të dhënat e
dosjeve të personelit në sistemin HRMIS.

•           Janë ndjekur zhvillimet e seancave
gjyqësore të konflikteve të punës dhe problematikave të tjera juridike për të
mbrojtur interesat e ISUV-it dhe personelit të saj.

•  Është bërë përditësimi dhe plotësimi i të
dhënave të HRMIS-it.

 

 

Objektivat e
Departamentit MC&SH për 2016:

ruajtja e
akreditimeve të testeve me trupën
akredituese kombëtare DPA;

përmirësimi i
sistemit të menaxhimit të cilësisë në laboratorët e Diagnozës Veterinare;

zgjerimi dhe
përmirësimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë në laboratorët e Departamentit
Toksikologjisë Monitorimit të Mbetjeve dhe Cilësisë;

rishikim
dokumentacioni: Manual Cilësie, Procedura Menaxhuese, Procedura Operative,
Udhëzues, si dhe modulistika që lidhet me to;

realizimin e
Auditimeve të brendshme, si ato të planifikuara në fillim të vitit, por edhe
auditime suplementare për të parë ecurinë e implementimit të sistemit të
menaxhimit të cilësisë në laboratorë të tjerë të ISUV-it;

sigurimi i
cilësisë së rezultateve të testimit nëpërmjet kontrollit të instrumenteve
matëse;

forcimi i
kapaciteteve/aftësisë menaxhuese në fushën e metrologjisë për pajisjet e
laboratorëve të akredituar dhe në laboratorë të tjerë të ISUV-it;

përgatitja në
kohë dhe cilësi e terreneve kulturale dhe solucioneve sipas kërkesave të
mikrobiologjisë ushqimore;

forcimi i
kapaciteteve/aftësisë diagnostikuese në futjen e terreneve/solucioneve të reja;

realizimi i
pranimit të kampionëve në përputhje me standardet, për të siguruar mbrojtjen e
interesit të laboratorit dhe të klientit;

 

realizimi në
kohë i procedurave të prokurimeve, të nevojshme për realizimin e punës në ISUV;

mbështetja e
aktiviteteve nga punonjësit sektorit të Burimeve Njerëzore për zhvillimin
normal të punës në ISUV;

planifikimi i
buxheteve për plotësimin maksimal të kërkesave të stafit të ISUV-it.

 

 

 

 

ANEKSI I

Kuadri ligjor i
departamentit të Menaxhimit të Cilësisë dhe Shërbimeve

Tabela 1
Kuadri ligjor ku mbështetet aktiviteti i Departamentit të Menaxhimit të
Cilësisë dhe Shërbimeve

Nr.

Kuadri ligjor

1

Ligji Nr. 9863 dt. 28.01.2008: “Për
Ushqimin”.

2

Ligji Nr. 10465 datë 29.09.2011 “Për
Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”
.

3

ISO 17025:05 “Kërkesa të përgjithshme
për kompetencën e laboratorëve të provave dhe të kalibrimeve”.

4

ISO 9000:2005 “Sistemi i menaxhimit
për cilësinë: bazat dhe fjalori”.

5

ISO 9001:2008 “Kërkesa për sistemin e
menaxhimit të cilësisë”.

6

ISO 9004:2009 “Menaxhimi i një
organizatë për një sukses të vazhdueshëm – Përqasja e menaxhimit për
cilësinë”.

7

ISO 10012:2003 ”Sistemi i menaxhimit
të matjes. Kërkesat për proceset dhe aparaturat e matjes”.

8

ISO19011:2011 “Linja udhëzuese për
auditimin e sistemeve të menaxhimit për cilësinë”.

9

Norma ISO ENV 13005:2000 “Guidë për
shprehjen e pasigurisë në matje”.

10

ISO 7218:2013 “Mikrobiologjia e
ushqimit dhe ushqimeve të kafshëve-Kërkesa të përgjithshme dhe Udhëzime për
ekzaminimet mikrobiologjike”.

11

Guida ISO 99:2007 “Fjalori Ndërkombëtar
i Metrologjisë – konceptet bazë e të përgjithshme dhe termat e lidhura me të
(VIM)”.

12

Guidë EA-4/02 M:2013 “Evaluation of
the uncertainty of measurement in calibration”

13

Guida EA-4/10 ”Akreditimi për
Laboratorët që kryejnë teste mikrobiologjike”.

14

Guida EA-4/16 ”EA udhëzues për shprehjen
e pasigurisë në testet sasiore”.

15

Rregullore të Drejtorisë së
Përgjithshme të Akreditimit dhe procedura që lidhen me të.

16

Rregullore të trupës italiane
Akredituese RT-08, RG-02. dhe procedura që lidhen me të.

17

DT-06-DT Rev.00 25-06-2013 “Guida per
la taratura di strumenti per pesare a funzionamento non automatizo”.

18

EN ISO 8655-2: “Piston-operated
volumetric apparatus – part 2: Piston pipettes”.

19

EN ISO 8655-5: “Piston-operated
volumetric apparatus – part 5: Dispensers”.

20

EN ISO 8655-6: “Piston-operated
volumetric apparatus – part 6: Gravimetric methods for the determination of
measurement error”.

21

OIML Bulletin Volume XLII, Number 1,
January 2001: “Calibration and verification: Tëo procedures having comparable
objectives and result”.

22

International Organization for Legal
Metrology (OIML) standard R111-1:2004:“Ëeights of classes E1, E2, F1, F2, M1,
M1-2, M2, M2-3, and M3 – part 1: Metrological and technical requirements”.

23

DT-03-DT del 24/08/2012 “Guida per la
stesura delle procedure tecniche dei laboratori açreditati di taratura”

24

ligjit Nr 7961 datë 12.07.1995 Kodi i
punës së Republikës së Shqipërisë i azhornuar