Ismail P. Xhaferri: Po plaket Shqipëria

673
(Nga njëri vit në tjetrin numri i lindjeve në Shqipëri pakësohet ndjeshëm) 
Po plaket Shqipëria,
Po plaket pak nga pak,
Tani në fshatra mbetën ,
Ca pleq me oturak.
Po rrudhet popullsia,
S’ka djem e vajza si nure,
Kudo tani në fshatra,
Kanë mbetur vetëm shkurre.
Po plaket vendi im,
Asgjë nuk na ka hije,
Në fshatra s’dëgjon më, 
As dhe një të qarë fëmije.
Atdheu im po plaket,
Dhe kjo është e vërteta
Në fshatra s’ka as zogj,
Kanë mbetur vetëm dhelpra.
Po plaket Shqipëria,
Ne brengat po na shtohen,
Se mbetën vetëm plaka, 
Dhe pleq që pakësohen.
Po plaket popullsia,
Ju prenë krahët ëndrrës,
Mungon e qar’ e foshnjës,
Mungon ninullë e nënës! 
Po plaket vendi im,
Kam dhimbje ta rrëfej,
Shtëpitë në fshat janë kthyer,
Në strofka për çakej.
Po plaket Shqipëria,
Qiriri në të fikur,
Se edhe në qytete
Rinia duke ikur…1
Po plaket ky atdhe,
Dhe nuk është më sekret,
Po mbetet Shqipëria,
Koshere që s’ka bletë.
Po plaket Shqipëria,
Ç’po bëhet vallë kështu!? 
Martesat janë të pakta 
Dhe lindjet po ashtu.
Po rrudhet popullsia, 
Kjo nëna Shqipëri,
Ne jemi si kinezët
Nuk lindim më fëmijë.
Po plaket vendi im,
Me pleq e plaka mbeti,
Të rinj edhe të reja,
Ka vetëm parlamenti.
Po plaket Shqipëria
Me plaka dhe me pleq,
Se vetëm sekretaret
I kemi 20 vjeç.
Po plaket vendi im,
Po plaket Shqipëria,
Po ne na shqetëson,
Më shumë seksologjia!
Atdheu po na plaket,
Ne lamë kokrrën e namit,
Në është a s’është shtatzënë,
Bashkëshortja e Sinanit!
Po plaket vendi im,
Buçet zëri trumbetës,
Po ne kemi merak,
Për gjoksin e Çiljetës!
Po plaket popullsia,
Ne gjetkë i fryjmë zjarrit,
Ne janë apo s’janë seksi,
Të pasmet e Gixharit!
Po plaket Shqipëria,
S’ka më filiza të njoma,
Por, ne na shqetëson, 
Ç’lloj bythe ka Bleona!
Po plaket vendi im,
Dhe fjalët janë të kota,
Por ne na shqetëson,
A ka në skenë brekë Olta.
E ardhmja e atdheut,
Lëkundet si kaike,
Por ne na shqetëson,
Në është Fjolla lesbike!
Po plaket Shqipëria,
Përditë bien patkonjtë,
Por ne kemi merak,
Në lyen Berti thonjtë!.
Po plaket Shqipëria,
Është fundi i mademit,
Të gjithë politikanët,
I bien kot legenit! 
Sigal