Ismail H. Xhaferri: Vetëm Zoti…

710
Ju mendoni si të doni:
Pasha Zotin, pasha Krishtin,
Por tek ne kapitalizmi,
Popullit ia mori shpirtin.
Ky sistem që po ndërtojmë,
Është vetëm për maskaranë.
S’ka tek ne kapitalizëm,
Po nuk rope fukaranë.
Se gjithnjë edhe më shumë,
Popullit shpresa iu tretë,
Vetëm Zoti i ka mbetur,
Aleat në këtë jetë.
Vetëm Zoti e di mirë,
Ku na dhemb e ku s’na dhemb,
Vetëm Zoti i madhërishëm,
Mund ta çojë gurin në vend.
Vetëm Zoti, askush tjetër,
Kur veprohet si në ring,
Mund të bëjë drejtësi,
Mund të bëjë tamam, venting.
Vetëm Zoti e jo ligji,
Mund t’i thotë të keqes “sos”
Se partitë dhe zotit Lu,
Ia kalojnë nën rrogoz.
Po dhe zoti se ka lehtë,
Të rikthejë meteorët,
Se partitë politike,
Rekurtojnë dhe shenjtorët.
Ky sistem kapitalist,
Ecën nëpër rrugë të errët,
S’shërben fare për shumicën,
Por vetëm për një grusht njerëz.
Nejse, Zoti mund ta dijë,
Sa është vjedhur, çfarë është vjedhur,
Vetëm Zoti mund të thotë,
Përse fati na ka pjerdhur!
Fatin me vete s’e kemi,
Na iku avash – avash,
Sepse ne edhe fatin,
E qëlluam me kallash.
Vetëm Zoti mund ta dijē,
Atë që është e vërtetë,
Kush e solli marijuanën,
Kush e mbjell e kush e shet.
Vetëm Zoti mund ta dijë,
Pse e keqja na përpiu,
Pse në më të shumtat herë,
E bën ligjin batakçiu.
Fol, o Zot, se ti je shpresa,
Fol, se po bien këmbanat,
Pse këtu në vendin tim,
Përditë po shtohen putanat?!
Fol, o Zot, se plasën njerëzit,
Pse nuk bëhet Shqipëria?
Pse po vriten kaq shumë njerëz,
Pse nuk buzëqesh rinia?
Fol, o Zoti ynë, i madh,
Pse si ngjisim dhe ne shkallët,
Pse respektohen kaq shumë,
Vetëm homoseksualët?
Zot o Zot, pse ndodh kështu,
Pse shpesh herë kërcet naganti,
Pse gënjejnë politikanët,
Pse nderohet trafikanti?
Fol, o Zot, se nuk kuptojmë,
Pse na zë fati me gurë,
Pse punëtori e i ndershmi,
Nuk kanë bërë prokopi kurrë.
Fol ,o Zot e na shpjego,
Pse Europa na vë mur,
Se përse atdheut tonë,
Nuk i mbyllen plagët kurrë?
Fol, o Zot, se ne s’e dimë,
Pse po derdhet gjithnjë gjak,
Fol se s’kemi më fuqi,
Ndërhy ti të marrësh hak.
Kot që fola dhe me Zotin,
Gjërat kurrë nuk lëvizin,
Sepse ne edhe Zotit, 
I kemi kthyer kurrizin…
Sigal