Ismail H. Xhaferri: Servili dhe eprori në Shqipëri

568
Një këngë që s’mbaron kurrë…
Eh, more epror!
Si ty s’ka partia,
Ç’nder i madh të marrësh
Nga ditët e mia.
Eh, more epror!
Të them të vërtetën,
Nuk e kam për turp
Për ty të jap jetën.
Eh, more epror!
Ç’fat që paskam unë,
Se ti edhe pordhën
E ke si parfum!
Eh, more epror!
Ti je mbi të gjithë,
Se kam hiç për turp
Te të puth në bythë.
Eh, more epror!
Jo nuk ka si ty,
Sa herë të zë gripi
Unë nis të teshtij.
Eh, more epror
Dhe këmbët t’i laj.
Oh, ç’gëzim që kam,
Kur çadrën të mbaj.
Eh, more epror!
S’di pse bëhem vrer,
Po s’të buzëqesha
Tetë orë pa ndërprerë.
Eh, more epror!
O njeri i rrallë!
Pa ty jam jetim
Dhe me baba gjallë.
Eh, more epror!
Jo si ty nuk ka,
30 mijë lekë rroga
Unë rroj si pasha.
Eh, more epror!
Që të ndrit fytyra,
Sepse ti je kripa
Ti je ëmbëlsira.
Eh, more epror!
Ti mos u lodh kot,
Se servil si unë
S’gjen në këtë botë.
Eh, more epror!
More trim me fletë,
Nëntë tesera kam
Bashkë me tënden dhjetë.
Eh, more epror!
Akrobat jam unë,
Ndaj dhe 20 vite
Kurrë s’mbeta pa punë.
Eh, more epror!
Plot me dritë fytyrës,
Profesioni im
Është bythë-lëpirës
Eh, more epror!
Kam zakon të vjetër,
Kur të mos jesh ti
Do lëpij bythë tjetër.
Sigal