Ismail H. Xhaferri: Rroftë uniteti

560
Rroftë uniteti!
Themele të rënda,
Të pëlcas armiku
Jashtë edhe brenda!
Rroftë uniteti!
Nuk na kishte hije,
Kur shanim sho-shoqin,
Me libër shtëpie.
Rroftë uniteti!
Sharjet shpejt u treten,
Tani jemi bashkë,
Si një trup i vetëm.
Rroftë uniteti!
Ndaj mos bëni zë,
Të majtë e të djathtë,
Tani jemi një.
Rroftë uniteti!
Poshtë i ulëm brekët,
Fajin për Gërdecin,
E kishin fishekët.
Rroftë uniteti!
Të plasin zagarët,
Fajin për Gërdecin,
E kishin fshatarët.
Rroftë uniteti!
Që u kthye prapë.
O baba Saliu,
Paç jetë të gjatë!
Rroftë uniteti! 
Që qe ndarë më dysh,
O baba Saliu, 
Të kthyen sërish!
Rroftë uniteti!
Me degë e me rrënjë,
Luli edhe Edi 
vëllezër u benë.
Rroftë uniteti!
Qe theu zinxhirin,
Vëlla Taulanti,
Është me Strazimirin.
Rroftë uniteti!
Boll na doli boja,
Kur shanim sho-shoqin,
Si s’na thahej goja.
Rroftë uniteti!
Ngrohuni ne diell,
Por tani në zgjedhje,
S’do merrni më miell.
Rroftë uniteti!
Kjo është punë me drithë,
Torta e pushtetit,
Shtruar për të gjithë.
Rroftë uniteti!
Jemi sërish bashkë,
Ç’themi në mëngjes,
S’e themi në darkë.
Rroftë uniteti,
Nënë Shqipëri!
Se u bëmë siç ishim,
Prapë me një parti.
Rroftë uniteti!
Nuk e kthejmë rrotën,
Prapë në burg fshatari,
Po të shesë votën.
Rroftë uniteti!
Ne çdo prag e portë,
Mban ky popull mban,
Ka kurriz të fortë.
Rroftë uniteti!
Të rendim pas ëndrrës,
Gjithë partitë e vogla,
Të venë në të S’ëmës!
Rroftë uniteti!
Të vihet lopata,
Se na u mbush vendi,
Parti e shoqata.
Rroftë uniteti!
Desh u bëmë fërtele,
Rroftë edhe ky popull
Që është tufë me dele…
Sigal