Ismail H. Xhaferri: O hashash, o shpirti ynë!

609
(Vetëm gjatë vitit 2017 u sekuestruan në brigjet e Pulias 36 ton hashash dhe 9 ton nga policia greke)
As je zhdukur, as nuk zhduke, 
o hashash me nam!
Se të gjitha qeveritë,
Ty të kanë shumë xhan.
O hashash, për ty të gjithëve,
Të na bjeri pika!
Mbi të gjitha, mbi gjithçka,
Të mbron politika.
Por jo vetëm politika
të ka mbrojtur ty,
Se ti ke miq të mëdhenj,
Dhe në polici.
Nuk them për policë të thjeshtë,
Sepse bëj mëkat,
Por drejtues policie
Me gradë të lartë.
Ca drejtues policie,
Trima me nagant,
Nën uniformen e shtetit,
Krye-trafikant.
Ca drejtues policie,
Plotësisht të dhjerë,
Por burgjet u mbushën plot,
Vetëm me fermerë.
Tash drejtuesit trafikantë,
Me goxha karrige,
Policia italiane,
I ka bërë publike.
Policia italiane. 
Lojti nga fiqiri.
Tha, se në trafik përfshihet,
Dhe Sajmir Tahiri!
Për shefin e Tepelenës,
Tash kush nuk e di,
Me mbiemrin Muçobega
Me emrin Haki.
Kryepolicë në trafik,
Hapur le t’i themi,
Që nga Arjanit Arapi,
Tek zoti Hyseni.
Se ç’është bërë me policinë,
Ngjan me një hata,
Trafikantë s’janë një e dy,
Por njëqind e ca.
Shumë drejtues policie,
Trafikun e prinë,
Mbushën xhepat plot me lekë,
Morën arratinë.
Ndaj dhe punët e hashashit.
Kanë shkuar së mbari,
Por tash nga superprodhimi,
I ra ca pazari.
Por trafiku prap vazhdon, 
Në male, në pyje,
Nëpër portet që ne kemi,
Dhe në Kakavijë.
Se trafiku i hashashit,
Nuk njeh fund e anë,
Nga Kapshtica në Përmet,
Deri ne Qafë Thanë.
Jo s’frenohet kurrë trafiku,
Se aty është leku,
Nga ne u ngop Italiani,
U ngop edhe greku.
Nga trafiku i hashashit,
Vallë kush s’u ngop?!
Mbajmë sa na duhet vet,
Çojmë në Evropë.
Sigal