Ismail H. Xhaferri: Kohë moderne, përshkrimi i një femre karikaturë

779
Kur më shkon në rrugë,
Mornica më kapin, 
Nuk di ku të fshihem, 
S’di ku ta lë vrapin?!
Kur më shkon në rrugë,
Gjithnjë një avaz,
Për erë të parfumit, 
Duhet kundragaz!
Kur më shkon në rrugë,
Oh, sa më kënaqe!
Buzët që ke lyer, 
Më ngjajnë si mustaqe!
Kur më shkon në rrugë,
Prapë avazi vjetër, 
Ti shet vetëm pordhë
Edhe asgjë tjetër. 
Ti shet vetëm pordhë, 
Si specie e rrallë,
Se në magazinë,
Nuk ke tjetër mall! 
Lyer e përlyer, 
Dukesh për ibret, 
Më të gjata takat,
Se sa je ti vet! 
Kur më shkon në rrugë, 
Të gjithë njerëzit flasin,
Dy gjylet në gjoks, 
Dhe mund të pëlcasin!
Ç’i vare të shkretat, 
Si kunguj mbi gjerdhe, 
Rroftë silikoni!
Rroftë koha moderne! 
Dhe pse me dy gjyle,
Sërish ngjan si kone, 
Si shalqinjtë e Lushnjes,
Rritur me hormone.
Faqet, tjetër punë! 
Që së largu ndrijnë. 
Si fetat e bukës,
Kur shtron margarinë! 
Si s’të tromaks koka,
Kur shkon tek pasqyra?
Gjysma, qethur zero,
Gjysma, 20 ngjyra!
Kur më shkon në rrugë,
Gjithnjë një muzikë,
Them dhe dordoleci, 
Nga ty do këtë frikë.
Kur më shkon në rrugë,
Mornica më kapin, 
Nuk di ku të fshihem,
S’di, ku ta lë vrapin?!
Sigal