Ismail H.Xhaferri: Kapitalizmi shqiptar

624
Kapitalizmi tek ne,
Çudi mbart mbi vete,
Ca i bëri mos flenë gjumë,
Ca flasin me vete!
Jo nuk gjen kapitalizëm,
Kurrw si ky i yni,
Ca i çmendi, ca i plaku,
Shumë të tjerë i thinji.
Tek sistemi që pranuam,
Nuk na vete mbarë,
Ca vetëvriten me kobure,
Ca shkojnw në litarë!
Ca u bënë pasanikë,
Trafik e hashash,
Ndërsa ata më dembelwt,
Mbeten mitingashë.
Plot dhurata na ka sjellë,
Në gjithë Shqipërinë,
Na mësoi si të hajë,
Njeriu njeriun!
Na mësoi se dhe pa punë,
Mund të merret rrogë,
Ky sistem na prezantoi, 
Me hashash e drogë.
Dikur fushat; grurë e misër
Anembanë në vend,
Sot mbillet një bimë e re,
Që të le pamend!
Sot mbillet një bimë e re,
Sytë aty na mbetën,
Edhe të bën pasanik,
Edhe të merr jetën!
Dikur ne mbronim kufirin,
Syrin mbi kallash,
Ndërsa sot mbrojmë parcelat,
Mbjellë me hashash.
Dikur shanim Amerikën
Ptum në ballë e faqe,
Ndërsa sot shpejtojnë ta puthin,
Mu përmbi mullaqe!
Dje për hallin e një miku,
Natën rrinim zgjuar,
Sot jemi për njeri –tjetrin,
Armiq të betuar.
Nuk ka rroba të thjeshta,
Sepse dolën tangat,
Tani si model ne kemi,
Atë që vjedh bankat.
Deri dje kishte virtyte,
Edhe ideale,
Sot kemi shtëpi publike,
Dhe kurva legale.
Ky kapitalizmi ynë
Hapur me licencë,
Sot kemi lodrat e fatit,
Qe na lënë pa brekë.
Ky kapitalizmi ynë
I çudit të gjithë
Se na solli dhe martesat
Të bythës me bythë
Rendi ynë kapitalist,
Ecën e nuk ndalet,
Ca çdo natë numërojnë lekët,
Ca të tjerë veç hallet.
Rendi që ne e kërkuam,
Duket dalë prej bojës
Ca vdesin nga dhjami tepërt,
Ca për bukë të gojës
Ca u bënë politikanë,
Që të ngjeshin thesin,
Ca ngulur në parlament,
Deri sa të vdesin.
Kapitalizmi tek ne,
Porsi një i marrë,
Që kur kemi hyre në NATO,
S’shoh asnjë ushtar.
Edhe pse shumë endërruam,
Prapë s’u bëmë si bota,
Që kur kemi hyrë në NATO,
Me dy kyçe porta.
Plot pazare ne gjykata,
Por jo drejtësi,
Kemi hajdutë me shumicë,
Por s’kemi qeli!
Por një gjë kapitalizmi,
Bëri pa dorashka,
Gjithë portretet e njerëzve,
I shfaqi pa maska.
Ky kapitalizmi ynë,
Kokë e këmbë i dhjerë,
Ndryshe nga e gjithë Evropa,
Ndryshe nga të tjerë…
Sigal