Ismail H. Xhaferri: Hashashin e mbetur e bëjmë raki

503
Me hashashin që na mbeti 
Fshehur në shtëpi,
Vramë mendjen dhe vendosëm, 
Ta bëjmë raki .
S’do lejojmë që të shkojë dëm, 
Gjithmonë ka një dredhi. 
Do ta përziejmë me rrushin,
Do të bëjmë raki. 
S’mund ta hidhnim mallin poshtë,
Ndaj zgjidhjen e gjetëm,
Bashkë rrushi dhe hashashi, 
Si një trup i vetëm. 
Sepse jemi novatorë ,
Hop ju kthyem mushtit, 
E para raki hashashi,
Jo raki e rrushit. 
Hajde, hajde çfarë rakie! 
Shpirti të kthjellohet, 
E do edhe pak rrush brenda, 
Që të mos kuptohet. 
Bashkë rrush edhe hashash,
E gjetëm shpëtimin ,
S’mund të gjendet kurrë polic, 
Që të bëjë dallimin .
Bashkë rrushin dhe hashashin .
Tani i vumë vulën ,
Nuk ka shef apo polic, 
Të kuptojë formulën. 
Hedhim valle rreth kazanit, 
O sa bukuri! 
Sa herë pimë dy- tre dopio,
S”pjerdhim për njeri. 
Se po pimë dy- tre dopio,
Mbushemi me gaz, 
Si ai që fluturon,
Me preshin nga pas…! 
Ah, si kjo shpikje e re, 
Kurrë s’kemi parë, 
Një litër na i blen greku,
Me 30 dollarë! 
S’ka si raki e hashashit ,
Ndaj mos bëni zë,
Sepse edhe italianin,
S’do e lemë pa gjë! 
Hajde, hajde çfarë rakie, 
Nxorrëm këtë herë! 
Do ta bëjmë gjithë Europën, 
Të mos pijë më verë. 
Se ne jemi novatorë, 
Bëjmë më të mirën,
Do t,ju çojmë dhe anglezve, 
Që të lënë birrën. 
Raki puro shqipëtare 
Bëhet veç këtu, 
Para saj xhini edhe rumi 
Të rrinë, gatitu…! 
Rroftë rakia e hashashit 
Sot e përgjithnjë!
Se hashashi, more miq, 
Nuk të lë pa gjë…!