Ismail H. Xhaferri: Foli zoti Lu për peshqit

767
Peshku madh që u rrit shumë
20 e ca vjet,
Tani ka ardhur momenti
Që të shkojë në rrjetë.
Se dhe peshqit e paprekshëm
Tani duhen zënë,
Gjatë gjithë tranzicionit
Cimet e kanë ngrënë.
Se tani duhet të bëjmë,
Drejtësi këtu
Dhe kush është peshku i madh,
E di zoti Lu.
Po qe se pyesin mua,
Kush do bjerë në rrjet,
Do përgjigjesha pa drojtje,
S’është një, po shumë peshq.
Po qe se pyesni mua,
Për kë bien telat,
Lërini peshqit e mëdhenj,
Se kemi balena.
Që nga nëntëdhjetë e njëshi,
Ligji ynë fërtele,
Në rrjetën e drejtësisë,
Vetëm ca sardele.
Zoti Lu gongut i ra
Edhe vuri pikën.
Mbrojtje super kriminelët,
Kanë politikën.
E di i madh e i vogël,
Se në Shqipëri,
Kush s’u mor me politikë,
S’bëri prokopi.
Se në gjithë këto vite,
Shtrembër vajti zigji,
Ligjin nuk e bëri ligji,
Por si desh Maliqi.
Viteve të tranzicionit,
Drejtësi e vrarë,
Shumë gjyqtarë kishin drapër,
Dhe korrnin dollarë.
Sepse në atdheun tim,
Ku këndon dyfeku,
Ligjin nuk e ka bërë ligji,
Po e ka bërë leku.
Shumë nga politikanët,
Me vrull e furi,
Ç’kish mbi e ndenë tokë,
E çuan në shtëpi.
Foli zoti Lu për peshqit,
Me frymë e me zë,
Po s’i kapi Amerika,
Prap s’do bëhet gjë.
Foli zoti Lu për peshqit,
Merak mos na ngelet,
Po s’i kapi Amerika,
Sigal