Ismail H. Xhaferri: Emri i Avni Rustemit

849
Edhe në altar të kombit, 
E shtuan dozën e helmit, 
Sepse duan që të ndotin, 
Emrin e Avni Rustemit. 
Ka ca vite, ca gjakprishës,
Po e trazojnë vatanin,
Herë qajnë për Ahmet Zogun, 
Herë për Esat Toptanin.
Qajnë për Zogun e pashanë, 
Që janë mbuluar me zgjyrë 
Dhe kur qajnë kukuvajkat
Atdheu nuk ndihet mirë.
Sepse dihet nga të gjithë,
Kukuvajkat vajtojnë natën,
Ndaj Atdheu shtrëngon fytin, 
Që të vjellë Esat Pashën. 
Nuk harrohen ato vite,
Vegjëlia armët rroku,
Kur në shpinë kish një thikë,
Që ia nguli Ahmet Zogu.
Ndaj emri Avni Rustemit, 
Prushëron në gjak të Arbrit,
Që nga maja e Tomorit 
Deri në malin e Korabit.
Ndaj emri Avni Rustemit, 
Jeton sa jeta e gurit, 
Në frymëmarrjen e Atdheut,
Në valëvitjet e flamurit. 
Emri i Avni Rustemit,
Atdheut mbi gjoks i ri,
Jo, mor jo, nuk pëgëret deti,
Sepse e ndot ndonjë mi!
Historia flak gënjeshtrat,
E jashtëqit krejt tradhtinë,
Libohova me dy male,
Dhe Bureton, dhe Avninë
Nga Avniu tradhtarët, 
Vazhdojnë të kenë frikë, 
Kobure e Avni Rustemit,
Ende ka fishekë në grykë!


Sigal