ISIS, Visho Ajazi Lika: Jemi në vijën e parë të frontit të kësaj lufte

104
Shqipëria në luftën kundër ISIS dhe përpjekjet e përbashkëta ndërinstitucionale kundër terrorizmit strategjia që do të ndjekë ajo në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.Kjo është tema kryesore që po diskutohet në një tryeze të rrumbullakët me politikëbërës, ekspertë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika në fjalën e tij në këtë tryezë tha se Shqipëria është në vijën e parë të frontit të kësaj lufte dhe se për ta parandaluar duhet kushtuar më shumë vëmendje nga shkolla nga shteti shoqëria dhe familja 
Kreu i SHISH tha se problemet ekonomike shoqërore janë shkaku kryesor i përhapjes së fenomenit të ekstremizmt të dhunshëm në vend dhe prandaj duhet bashkëpunim me të gjitha palët e përfshira në vend në një luftë gjithëpërfshirëse 
Tryeza është mbledhur për të diskutuar bazuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e një studimi të përgatitur në kuadër të inisiativave publike të pjesëmarrësve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike. 
Dokumenti studimor është bazuar në analizimin e mbi 270 mesazheve të faqeve propagandistike online në gjuhën shqipe, ose të përkthyer në gjuhën shqipe. Disa prej rekomandimeve të studimit për institucionet shqiptare janë përmbledhur shkurtimisht si më poshtë vijon:
Politikat për pengimin e strategjive të rekrutmit të ISIS në Shqipëri duhet të konsiderojnë një kundër-narrativë dhe jo vetëm politika të ashpra të burgosjes dhe luftrave online ndërmjet shteteve dhe individëve radikalë (mbyllja e adresave ëeb të ekstremistive). 
Përballja online me propagandën e ISIS duket sikur ka dështuar, pasi sa më shumë adresa ëeb, apo faqe të individëve radikalë mbyllen nga agjensitë ligjzbatuese, aq më shumë hapen, akoma edhe më të sofistikuara. 
Në vend të harxhimit të burimeve në mjetet online, qeveritë duhet të konsiderojnë faktorët offline që shtyjnë individët për të kontaktuar dhe komunikuar me ISIS. Fokusi duhet të orientohet në faktorët social dhe mënyrat për të integruar individët e radikalizuar online në shoqëri. 
Çështja e ISIS ka treguar gjithashtu se rekrutimi nuk është vetëm individual, por mbart edhe lidhje komunitare. Shumë individë janë bashkuar me ISIS në grupe shokësh apo familjesh dhe duhen strategji qeveritare për të trajtuar këtë fenomen. 
Nxitja e dhunës dhe urrejtjes online me baze fetare është problematike dhe në besimet e tjera (“katolike” dhe “ortodokse”)