Sigal

Policia e Korçës ka gjetur vajzën e 16-vjeçare e cila u kallëzua në polici nga e ëma pasi ishte larguar  nga banesa dhe rezultonte e zhdukur prej dy ditësh.

Në një prononcim për Fax News familjarët shprehen se vajza ishte larguar në qytetin e Durrësit.

“Ishte larguar në qytetin e Durrësit. Nuk e dimë pse u largua. Shkoi djali ta marrë me makinë dhe po kthehen në banesë. Nuk e dimë ku qendronte sepse skemi patur kontakt.”

Vajza me iniciale K. R ishte zhdukur nga banesa pa lënë asnjë gjurmë. Ngjarja në fshatin Vlocisht.