Ishte kthyer në ‘makthin’ e dyqaneve, pranga ‘skifterit’ në Durrës

574
Një 32-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh. Burime nga policia e Durrësit bënë me dije se Marvin Franishta, akuzohet se gjatë natës vidhte kryesisht biznese, dyqane dhe markete. Policia ka dokumentuar me prova 7 vjedhje të bizneseve të dyshuara të kryera nga shtetasi i ndaluar dhe vjedhjen e një banese, konkretisht:
1. Më datë 06.01.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se ka vjedhur biznesin(dyqan)e shtetases R.S. ku ka marrë 10 000 lekë.
2. Më datë 10.01.2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin (market)e shtetases E.Ç. ku ka marrë 100 000 lekë.
3. Më datë 24.01.2017, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin (market) e shtetasit G.V. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 50 000 lekë.
4. Më datë 27.01.2017, në lagjen Nr.7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin (market) e shtetases A.N. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 50 000 lekë.
5. Më datë 03.02.2017, në lagjen Nr.16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin (dyqan) e shtetasit Q.T. ku ka marrë disa paketa cigare dhe 1 000 lekë.
6. Më datë 05.02.2017, në lagjen Nr.8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin (dyqan) e shtetasit A.M. ku ka marrë sende të ndryshme.
7. Më datë 25.02.2017, në lagjen Nr.18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin (market) dyqanin e shtetases L.H. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 130 000 lekë.
8. Më datë 29.03.2017, në lagjen Nr.18/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit E.Sh.
Shtetasi i mësipërm është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.
Sigal