Ishte i detyruar të votonte, qytetari fotografon fletën dhe bën mbishkrimin epik

530
Sigal

Teksa prej dy orësh ka nisur procesi i votimit në të gjithë vendin, nuk kanë munguar as presionet në drejtim të qytetarëve, veçanërisht atyre që janë pjesë e administratës.

Me urdhër nga lart atyre iu  është kërkuar që të votojnë, ndërsa një detaj tejet interesant është shënuar në Durrës.

Në një foto të siguruar nga Faxweb.al shihet se një prej qytetarëve që ka qenë i detyruar që të votojnë, e ka nxjerrë fletën e votimit të pavlefshme, duke shënuar mbi të ‘’Rama ik!”.

Ajo që s’mund të kalojë pa u vënë re është fakti se brenda dhomave të votimit janë lejuar telefonat për qytetarët.