Ishte dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Durrës i shumëkërkuari

Një person është arrestuar nga policia e Durrësit për llogari të drejtësisë italiane.

Në pranga ka përfunduar Durim Keçi, i dënuar me 9 vite burg në Itali për trafik droge, shkatërrim prone dhe armëmbajtje pa leje.

Durim Keçi u kap nga Drejtoria e Krimit të Organizuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë.