Ishte dënuar në Itali, kapet në Tiranë 52 vjeçari

480
Sigal

Një 52 vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës.

Mësohet se në prangat e policisë ka rëndë Bilbil Elezaj, 52-vjeç, pasi është i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Bolonjës. Ai rezulton i dënuar për kanosje dhe për dhënie pasurie.

Njoftimi i policisë:

Tiranë, vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane.

Nga ana e shërbimeve të Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bilbil Elezaj, 52 vjeç, banues ne Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana, pasi Autoritetet Gjyqësore në Bolonjë / Itali me vendimin nr. SIEP 815/2018 dt. 25. 10. 2018 e kanë dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZQK Interpol Tiranë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.