Ishte dënuar me 1 vit burg në Kroaci, i riu kosovar kapet në Morinë

557
olicia Kufitare ka vënë në pranga një kosovar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin G.K, banues në Vitina.
31-vjeçari u kap në hyrje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultojë “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Interpol Zagrebi/Kroaci.

Gjykata Supreme Kroate e ka dënuar me 1 vit burg, për kryerjen e veprës penale “Shkelje të Ligjit për Drogat”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Sigal