Sigal

Autoritetet italiane kanë dëbuar, duke nisur sot drejt vendit tonë shqiptarin Sokol Copa 45 vjeç. Policia Italiane e Zyrës së Emigracionit së Foxhias ka dorëzuar pranë autoriteteve shqiptare 45-vjeçarin Sokol Copa.

Ai rezultonte të ishte arrestuar më 4 Janar të 2002 në Milano për një sërë akuzash si: rrëmbim personi, zhvatje, grabitje me dhunë ndaj disa shtetasve shqiptare. Gjykata e Milanos e dënoi në atë kohë me 14 vite e 8 muaj burg dhe pasi kreu 11 vite burg ai fitoi lirinë.

Por në tetor të  vitit 2018, Sokol Copa u arrestua përsëri nga policia kufitare e Barit. Kur kishte fituar lirinë ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi, por ai e kishte shkelur dhe kishte hyrë sërish në Itali.

Nga tetori i vitit 2018 e deri më tani, ai ishte burgosur sërish në Itali. Por tashmë është lënë i lirë dhe është përcjellë deri në kufirin shqiptar. Ai është riatdhetësuar menjëherë pasi u është dorëzuar autoriteteve shqiptare në Durrës.

Image