Ishin dënuar për vjedhje, kapen dy ‘skifterët’ e Sarandës

436
Sigal

Në prangat e policisë kanë rënë dy persona në Sarandë pasi ishin në kërkim për vjedhje.

Mësohet se janë arrestuar B. O., 55 vjeç dhe Sh. A., 58 vjeç pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, i ka dënuar me gjashtë muaj burgim për “Vjedhje në bashkëpunim”.

Njoftimi i policisë:

Policia ka ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim.
B. O., 55 vjeç, banues në fshatin Vergo, Delvinë.

Sh. A., 58 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë.

Këta shtetas kanë qenë shpallur në kërkim dhe më datë 06.05.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, i ka dënuar me 6 muaj burgim për “Vjedhje në bashkëpunim”.