Ish-të përndjekurit tentojnë të shembin mburojën e bunkerit

80
Përveç protestës së studentëve, sot në Tiranë po zhvillohet edhe një tjetër protestë nga ana e ish-të përndjekurve politikë. Këta të fundit me pankarta në duar e kanë nisur para godinës së Parlamentit, duke u drejtuar drejt ambasadës Amerikane lidhur me marrjen e dëmshpërblimeve të rradhës që u takojnë sipas tyre. Ish-të përndjekurit janë ndalur edhe në bunkerin që po ndërtohet së fundmi në mes të Tiranës, të cilin kanë tentuar ta prishin. “Poshtë komunizmi” janë disa nga brohoritjet e tyrët. Protestusesit: Tahiri lidhje me krimin, kundër rikthimit të simboleve të komunizmit. Policia fsheh krimine Tahirit. Ky grup ish- të përndjekurish kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave deri në grevë urie në ditët në vazhdim pasi asgjë nuk po bëhët dhe se ata duan me doemos dëmshpërblimet që u takojnë ndërkohë që ata kanë kërkuar që opozita të bllokojnë parlamentin .