Ish-të përndjekurit lidhen me zinxhirë: “Të shembet bunkeri”

455
TIRANË – Me duart të lidhura me zinxhirë ish-të përndjekurit politikë të regjimit komunist kanë marrë rrugën në këmbë nga institucioni i tyre në drejtim të Presidencës për të kërkuar shembjen e bunkerit që po ndërtohet me qëllim turistik pranë Ministrisë së Brendshme.
Ata e konsiderojnë ndërtimin e këtij bunkeri si rikthim në komunizëm, periudhë në të cilën ata kanë vuajtur duke u përndjekur politikisht ose duke u dënuar me burgim.
Ata u nisën nga selia e ish-të përndjekurve që ndodhet përballë parlamentit, për të kaluar më tej edhe pranë bunkerit ende në ndërtim, aty ku i prisnin forca të shumta policie të parapërgatitur për një protestë të tyre….por mesa duket ish-të dënuarit polikë kishin misionin e qartë: Takimin me presidentin Nishani dhe kërkesën për të shkatërruar këtë bunkerë…ndaj kanë kaluar mjaft paqësisht para bunkerit dhe kanë vijuar rrugën drejt Bulevardit për në Presidencë të lidhur me zinxhirë me njëri-tjetrit.
Sigal