Ish-prokurori Hajdari, letër Nishanit për përplasjet me Llallën

766
Në një letër drejtuar presidentit Nishani, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka treguar arsyet që e bënë atë të japë dorëheqjen. Hajdari akuzon kryeprokurorin Adriatin Llalla dhe pranonte dorëheqja nuk kishte ardhur për arsye personale.
“Kisha mospërputhje ligjore me Llallën, transferimet e tij kanë qenë të paligjshme. Ka pasur tentativë për uzurpim të shoqatës sonë”, – shton Hajdari, i cili ka dhënë dorëheqjen në datën 9 qershor pas mosmarrëveshjeve me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
“Në datën 3 tetor 2014, Prokurori i Përgjithshëm, në tentativë për të më shkarkuar në mënyrë të paligjshme si Kryetar i Shoqatës së Prokurorëve, kreu ndaj meje, në mjediset e hotel “Tirana”, ku zhvillohej mbledhja, veprime personale të ulëta, të padenja, joetike, duke konsumuar edhe elemente të disa veprave penale. Gjithçka ndodhi në prani të pothuajse të gjithë trupës së prokurorëve”shprehet Shkëlqim Hajdari.
Ish-kryetari i Shoqatës së Prokurorëve i kujton Presidentit se “Ju drejtova Juve një letër, në datën 7 tetor, duke ju informuar me imtësi për këtë ngjarje të paprecedent.
Me shumë sinqeritet, po ju them Zoti President, se prisja një reagim dhe kontaktim nga ana Juaj, jo sepse e konsideroja këtë ngjarje një çështje personale, pasi vetëm e tillë nuk ishte, por kjo ngjarje ishte shumë e rëndë për prokurorinë, veprimtarinë e saj, imazhin e Prokurorit të Përgjithshëm para trupës së prokurorëve” thekson Hajdari.
Sigal