Ish-Presidenti i Këshillit të Evropës Pedre Agramunt akuzon Sorosin…

564
Ish-Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, senatori spanjoll Pedre Agramunt ka akuzuar Xhorxh Sorosin se ai qëndron pas sulmeve të sajuara kundër tij për “ryshfete me prostituta”. Ky reagim i senatorit spanjoll të Partisë Popullore është publikuar sot pas daljes së raportit prej 219 faqesh që ka nxjerrë një komision i pavarur i Këshillit të Evropës. Pedre Agramunt e konsideron atë një raport “gënjeshtrash”. “Ai është i gjithi i sajuar, sepse unë jam në një moshë të tillë që kjo duket e gjitha një fantazi”, ka thënë Agramunt. Agramunt me këtë rast ka deklaruar se “pas kësaj sajese është Xhorxh Soros”, i cili ka bërë një fushatë kundër Agramunt dhe disa deputetëve të tjerë të Këshillit të Evropës. Agramunt ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen nga posti i senatorit, gjë të cilën e ka biseduar edhe me Emanuel Baroso, që është kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore me argumentin se “nuk kam bërë asgjë të paligjshme dhe nuk ka asnjë akuze ligjore”.
Sigal