Ish-naftëtarët protestë për statusin: Kur të vdesim do e marrim?

708
Sigal

Rreth 100 ish-naftëtarë të Fierit, Patos, Marinëz kanë protestuar sot para prefekturës për statusin e naftëtarit.

Sipas ish-naftëtarëve, kjo protestë vjen në momentin kur qeveria shqiptare i ka lënë në harresë duke vonuar dhënien e statusit. Prej një viti e gjysmë nga vendimi i qeverisë për dhënien e statusit ky vendim ende nuk është zbatuar.

“Jemi në mëshirë të fatit pasi nuk jemi në punë por as nuk na marrin në punë dhe as pension nuk marrin. Jemi të zhgënjyer nga premtimet e qeverisë pasi vendimi për statusin ende nuk është zbatuar. Apel qeverisë për të shpejtuar zbatimin e statusit pasi vitet po ikin po kështu dhe mosha jonë. Kur do na i jap qeveria statusin, kur të vdesim? Shumë shokë të tanët kanë ikur nga kjo botë për shkak të moshës ndaj i lutemi qeverisë të bëjë të mundur dhënien e statusit që dhe ne të gëzojmë përfitimet e këtij ligji”, kanë deklaruar ish-naftëtarët e zonës naftëmbajtëse Fier- Patos-Marinëz.