Ish-ministri i LSI sulmon policinë: Jeni militantë të Tahirit apo punonjës policie?

620
Ish-ministri i LSI Ylli Manjani ka akuzuar policinë për profesionalizmin e munguar në detyrën e tyre.

Përmes një reagimi në Twitter, Manjani kritikon punonjësit e policisë, të cilët ishin rreshtuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës pak ditë më parë për të përshëndetur ministrin në detyrë Saimir Tahiri, që pritet të largohet.

“Policia e cilit vend të NATO-s falenderon ministrin?! Këta janë punonjës policie apo militantë partie? Kjo është policia që nuk duam!”, shkruan Manjani për policët që prisnin me pankarta falenderimi Saimir Tahirin.
Sigal