Ish-ministri Gjiknuri i ftuar në Senatin Amerikan: “Roli agresiv i Rusisë në rajonin e Evropës Juglindore”

315

Ish-ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, me ftesë të Senatit Amerikan, ka marrë pjesë në forumin mbi rolin agresiv të Rusisë në rajonin e Evropës Juklindore.

Së bashku me të në këtë forum ka marrë pjesë edhe Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ish-ministri Gjiknuri, me anë të një postimi në rrjetet sociale, i cili me anë të një postimi teksa publikon foto nga ky samit.

Ja postimi i plotë i Gjiknurit:

“Në Uashington ku me ftesë të Senatit Amerikan, sëbashku me Ministrin e Shtetit për Diasporën Pandeli Majko morëm pjesë në forumin mbi rolin agresiv të Rusisë në rajonin e Evropës Juglindore. Partneriteti dhe vëmendja e SHBA mbetet vendimtare për sigurinë dhe të ardhmen demokratike të Ballkanit Perëndimor”.