Ish-kryeministri Berisha : Vdekja e 24-vjeçarit Endri Dhimitrit, vrasje shtetërore. U rrah barbarisht në rajonin e policisë

654
Sigal

 Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se 24-vjeçari nga
Përmeti, Endri Dhimitri vdiq pas dhunës së ushtruar në rajonin e policisë.

Berisha ka publikuar në mbrëmje
mesazhin e një qytetari dixhital, i cili thotë se i riu është bërë i vdekur në
polici pas një ngatërrese në një lokal në kryeqytet. Ish-kryeministri i bën
thirrje prokurorisë të hetojë me përparësi këtë dëshmi.

STATUSI I BERISHËS

Qytetari dixhital denoncon:

Vdekjen e të riut Endri Dhimitri si vrasje shtetërore në rajonin e policisë! I
bëj thirrje prokurorisë së shtetit të hetojë dhe verifikojë me përparësi këtë
dëshmi, akuzë të rëndë për vrasjen e një të riu në rajonin e policisë! sb

“Doktor ju përshëndes!

Sapo fola dhe njëherë një personin që ma referoi se Endri Dhimitri është bërë i
vdekur në rajon të policisë

Ai më tregoi se i ndjeri është rrahur keq nga policia një natë më parë në rajon
për shkak të një ngatërrese në një lokal dhe policia fsheh faktin që e ka marrë
dhe rrahur shtazërisht në rajon.

Kjo mund t’i ketë shkaktuar dhe hemorragjinë e fshehtë. Ai kishte ardhur nga
Përmeti në Tiranë. Jeton vetëm me babanë e moshuar dhe nuk as motër apo vëlla.
Pak njerëz të afërm. Këto janë të dhënat. Çdo të mirë për ju!”