Ish-inspektorja:Në BSH shkelej ligji, Fullani e Këshilli heshtnin

567
Sigal

TIRANE – Ish-inspektorja e Përgjithshme në Bankën e Shqipërisë, Teuta Baleta, gjatë seancës dëgjimore në komisionin parlamentar të Ekonomisë ka folur për një sërë problematikash që ka hasur në kohën që ajo drejtonte këtë institucion (2006-2011). Gjithashtu ajo ka treguar se për problematikat e hasura Banka e Shqipërisë nuk ka vlerësuar rekomandimet. Sa i perket blerjeve te medha te Bankes se Shqiperise, Baleta thote se rregullat e prokurimit, te hartuara nga vete Banka e Shqiperise, nuk siguronin sisteme kontrolli të mjaftueshme. Ish-inspektorja tha gjithashtu se ne Banken e Shqiperise kufizohej dhenia e informacionit per inspektoret ne kuader te auditimit ne kete institucion. Duke e vlerësuar si shkelje të ligjit, zonja Baleta bën përgjegjës të drejtëpërdrejtë drejtuesit në këtë institucion, guvernatorin Fullani dhe Këshillin Mikëqyrës, të cilët sipas saj, edhe pse janë vënë në dijeni për refuzimin e informacionit, nuk kanë bërë asgjë.

Baleta: U kufizua aksesi i informacionit për auditimin e brendshëm
Plani i inspektimit hasi në pengesa të cilat u ashpërsuan më tepër me kalimin e kohës që e vështirësoi auditimin e brendshëm shprehet Baleta ndërsa rreshton disa pika të cilat penguan institucionin të kryente punën e saj. Sipas saj kompetencat e Inspektorit të Përgjithshëm të BSH-së i cenuan për të organizuar funksionin e auditimit, madje u arrit në pikën që organe të tjera përcaktonin nëse informacioni është i mjaftueshëm apo jo. “Nga njësi të ndryshme na kufizohej informacioni, ose nuk jepej fare. Merrej përsipër edhe fakti nëse informacioni i dhënë është ose jo i mjaftueshëm. U cenuan kompetencat e inspektorit për të organizuar funksionin e auditimit.”


Baleta: Nuk u zbatuan rekomandimet, kufizoi kontrollet
Gjithashtu gjatë dëshmisë së saj, Baleta tregon se deri në momentin që ajo ka qenë në detyrë nga ana e Bankës së Shqipërisë nuk janë zbatur disa rekomandime për audituesit, qofshin ato edhe nga FMN. Ajo shprehet se nuk është bërë një trajnim i audituesve për t’i rrituar ata profesionalisht në disa fusha. Madje shton se ky ka qenë edhe një nga rekomandimet e FMN-së. Më tej ajo tregon se ka pasur vonesa të pakuptimta në strukturimin e departamentit të auditimit, përreth 1 viti e gjysmë ajo ka kërkuar të përforcojë auditimin e brendshëm përmes një filtri të dytë. Një tjetër problem ka qenë edhe kufizimi i burimeve njerëzore, duke e lënë institucionin e kontrollit në BSH të cenuar në veprime. Madje ka pasur edhe largime të audituesve pa konsultime të Inspektores së Përgjithshme.  “Prej dhjetorit të vitit 2005, mungesa e zëvendës guvernatorit të dytë dobësoi auditimin e brendshëm.”-u shpreh Baleta.  
 
Baleta:Pavarësia e BSH, me ligj shumë të mirë, ligjvënësi të mos pendohet 
Duke folur për ligjin që garanton pavarësinë e institucionit të Bankës së Shqipërisë  Baleta shprehet se funksion duke pasur një nga ligjet më të mira dhe se pavarësisht problemeve të dalë nga ngjarja e fundit, ligjvënësi nuk duhet të pendohet. “Pavarësia e BSH, funksion duke pasur një nga ligjet më të mira. Ligjvënësi, pavarësisht ngjarjeve nuk duhet të pendohet.”- tha Baleta- duke u shtuar se nuk duhet abuzuar me pavarësinë. 

Baleta: Rregullat e prokurimit nuk siguronin sisteme kontrolli të mjaftueshem
Ish-inspektorja Teuta Baleta iu përgjigj kreut të Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace nëse blerjet e mëdha që ka kryer Banka e Shqipërisë  janë bërë në përputhje me ligjin. Ajo foli për rregulla prokurimi që nuk siguronin sisteme kontrolli të mjaftueshme. Ajo solli eksperiencën e bankave të tjera, të cilat ashtu sic rekomandohej, i referoheshin ligjit të prokurimeve publike të vendit të tyre. “Sipas ligjit, BSH është autoritet që i përcakton vetë rregullat e prokuromit. Në rekomnadim është thënë të bëhet në frymë të ligjeve të prokurimeve publike të vendit. Rregulloret në tërësi hartoheshin në mënyrë të tillë që nuk siguronin sisteme kontrolli të mjaftueshme”, tha ish-inspektorja Baleta. Sipas saj Këshilli Mbikëqyrës ka tjetërsuar edhe detyrat, sic është rasti i anashkalimit Entit të Prokurorimit, duke i marrë vetë vendimet. 

Baleta: Në BSH shkelej ligji dhe Guvernatori e Këshilli heshtnin…inspektorëve s’u jepej informacion
Duke e vlerësuar si shkelje të ligjit, zonja Baleta bën përgjegjës të drejtëpërdrejtë drejtuesit në këtë institucion, guvernatorin Fullani dhe Këshillin Mikëqyrës, të cilët sipas saj, edhe pse janë vënë në dijeni për refuzimin e informacionit, nuk kanë bërë asgjë. “Është kufizuar informacioni i kërkuar nga inspektorët për ushtrimin e auditimit, bëhet shkelje ligjore, s’ka tejkalim kompetencash”, u shpreh Baleta. E pyetur nëse mund të tejkalohej bllokimi i dhënies së informacionit nga drejtori të caktuara, Baleti thotë se Inspektori ka për detyrë të japë opinion me rezervë ose jo, por nuk ka kompetencë tëtejakalojë drejtuesit e këtij institucioni, të cilët heshtën përballë këtij refuzimi.  “Nuk përcilleshin një pjesë e kërkesave tek organet vendimarrëse. Kam informuar guvernatorin për kërkesat që janë bërë dhe që nuk e kanë gjetur rrugën për në këshillin mbikëqyrës dhe nuk është bërë asgjë prej tyre”, tha zonja Baleta. 

Komisioni i Ekonomisë shans të dytë Inspektores së BSH-së, Elivar Golemi
Ndonëse dje deklaroi bindshëm se nuk do të vihet përballë deputetëve por do të përgjigjet vetëm me shkrim për vjedhjen e thesarit, Komisioni parlamentar i Ekonomisë në një shans të dytë dhënë Inspektores së Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi, e pret deri në orën 11:30 në seancë dëgjimore, në të kundërt do t’i kërkojë Kuvendit shkarkimin e saj. Pas dështimit të mbledhjes së djeshme ku ishte parashikuar pikërisht raportimi i Inspektores Golemi në lidhje me përgjegjësitë administrative në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit në Linzë, Komisioni i Ekonomisë nisi këtë mëngjes seancën dëgjimore me paraardhësen e Elivar Golemit, ish-inspektoren e Bankës së Shqipërisë, Teuta Baleta. Kreu i Komisionit Erjon Braçe u kujdes të saktësojë në nisje të mbledhjes se zonja Teuta është thirrur në këtë seancë në cilësinë e një personi ekspert që ka mbajtur postin e Inspektorit në vitet 2006-2011, duke shamgnur kështu cdo pretendim të lidhjes me vjedhjen e thesarit.

Braçe: Inspektori në rangun e zv.guvernatorit, Golemin e presim në seancë

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, njëherësh deputet i Partisë Socialiste, nga mbledhja e orës 10:00 përsëriti kërkesën ndaj Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi për të qenë e pranishme në seancën e parashikuar për në orën 11:30. “Inspektori është në rangun e zv.guvernatorit. Në ligj përcaktohen detyrat e Inspektorit për të cilat kemi kërkuar të vijë në seancë dëgjimore, për përmbushjen e këtyre detyrave. Golemi ishte një muaj më parë në seancën me dyer të mbyllura, madje pa i kërkuar kërrkush. Madje Mori përsipër edhe t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Përsëris kërkesën që në 11:30 të jetë në këtë komision”, tha Braçe. Javën e ardhshme, në Komision do të thirret për herë të dytë edhe guvernatori Ardian Fullani. Braçe ka patur kritika të hapura ndaj Fullani, për shkak se ai, sipas tij, nuk i është përgjigjur plotësisht kërkesës së Komisionit për informacione nga Banka. Por që nga kjo javë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës do të duhet të paraqiten edhe në prokurori.