Ish-deputetja Rahil Makri: Të largohet ambasadorja shqiptare nga Athina, t’u hiqet shtetësia greke menjëherë shqiptarëve

1028
Sigal

Ngjarja e ditëve të fundit, në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë ekstremisti grek, Kostandinos Kaçifas, është shoqëruar me reagime të shumta nga aktorë të ndryshëm të politikës greke dhe shqiptare. Një reagim i fortë ka ardhur nga ish-deputetja greke, Rahil Makri. Një veprim radikal nga ish-deputetja e partisë Grekët e Pavarur, lidhur me ngjarjen e fundit të vrasjes së minoritarit, e cila me anën e rrjetit social të facebook-ut, ka kërkuar largimin e menjëhershme të ambasadores shqiptare Adriana Hobdarit nga Greqia. Gjithashtu kërkon mbylljen e kufirit me Shqipërinë si dhe heqjen e menjëhershme të shtetësisë greke që u janë dhënë shqiptarëve, si dhe dëbimin e shqiptarve ilegalë./ Shpëtim Zinxhiria

Zv.ministri grek: Prioritare të sqarohen kushtet e vdekjes

Zëvendësministri i Jashtëm, Jorgos Katrougalos, ka reaguar sot në lidhje me vrasjen e Konstantinos Katsifas nga forcat RENEA, duke theksuar Greqia po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri lidhur me ngjarjen e rëndë. Katrougalos shton se prioritet është sqarimi i kushteve të vdekjes së Konstandin Katsifas, mbrojtjes së të drejtave të komunitetit grek në Shqipëri dhe mos përkeqësimi i marrëdhënieve midis dy vendeve. “Asistenca ligjore është kërkuar dhe gjithçka është për tu parë se çfarë ka ndodhur.  Ka një mobilizim nga të gjitha anët, kërkohet ndihmë juridike, krerët e policisë komunikojnë në të dy anët, gjithçka që është e mundur në mënyrë njerëzore, në mënyrë që ne të mund të kuptojmë se çfarë ka ndodhur.” – u shpreh zv.ministri i Jashtëm grek. Katrougalos shtoi se duhen shmangur deklaratat e hershme dhe shprehjet e rrezikshme retorike