Ish-deputeti: “I dhashë 10 mijë euro për fushatë, më kërkoi 50 mijë euro për të më bërë drejtor”

556
Rrëfimi / Pësova zhgënjimin e madh, nuk ishte më ai njeriu i urtë, njeriu që kërkonte ndihmë në para dhe vota, tani ishte bërë deputet, kishte njohje me piramidën e shtetit
Duket se skandalet që kanë për protagonistë ligjvënësit e Rilindjes, nuk kanë të sosur, dhe se çuditërisht po dalin ditë pas dite pikërisht tani në fund të mandatit qeverisës. E ndërsa mediat dhe portalet bënë me dije, se “një tjetër deputet i Rilindjes, është zbuluar, se është i shumë pasur, dhe se ka blerë aksione jo vetëm në banka por edhe lokale në kryeqytet si dhe vila në bregdet me vlera që kapin miliarda lekë. Gjithsesi hetimet kanë filluar dhe ato duhet të shtrihen shumë më thellë dhe deri në bazën që ka votuar deputetët, pasi ka shumë biznesmenë që deklarojnë, se kanë dhënë miliona para votimit dhe pesëfishin e tyre ua kanë kërkuar deputetët për t’u bërë drejtorë për të kapur poste të ndryshme si dhe për të marrë tenderë. Qarku i Elbasanit është zona që ka më shumë denoncime për deputetët e zonës dhe emërimet nepotike, klienteliste kundrejt shumave marramendëse. Madje kanë nisur edhe denoncimet e para nga persona me të cilët një deputet i qarkut të Elbasanit ka bashkëpunuar gjatë fushatës, u ka kërkuar ndihma në para dhe njerëz për vota, ndërkohë që, sapo ka marrë mandatin, ka nisur pazaret e pushtetit. Një ish-deputet socialist, njeri i njohur për reputacionin e tij në zonën Elbasan dhe Peqin, i deklaroi para pak ditësh “Telegraf” se “në fushatën e 2013, unë personalisht jam kontaktuar nga një deputet që tashmë na rezulton miliarder dhe më kërkoi ta ndihmoja për fushatën. I dhashë 10 mijë euro, por edhe ndihma të tjera në njerëz, si miqtë dhe shokët e mi, ndërkohë që pas fitores, ky njeri më thanë se bënte pazare me njerëzit dhe, se kush do të bëhej drejtor duhej t’i paguante atij 10 mijë euro. Nisur nga ky informacion që mora, e telefonoj një ditë dhe i them se “dua edhe unë ndonjë vend sepse në fund të fundit kam qenë ligjvënës dhe më takon. Por pësova zhgënjimin e madh, nuk ishte më ai njeriu i urtë, njeriu që kërkonte ndihmë në para dhe vota, tani ishte bërë deputet, kishte njohje me piramidën e shtetit, dhe m’u përgjigj se “kërkesa juaj plotësohet, por kushton 50 mijë euro”. Duke vazhduar rrëfimin e tij ish-deputeti socialist tha, se “jam befasuar kur kam dëgjuar dhe lexuar se, ky njeri kishte pasur kaq shumë para, mbi 1 miliardë e ca, dhe qenkësh bërë edhe aksioner në bankë, blerje lokalesh, vila bregdetare etj. Por si ka mundësi, ai para tre vitesh më kërkonte mua para për fushatën, nga na doli milioner dhe miliarder? Dua të them se, çdo njeriu që i ka bërë një nder, të paktën për drejtor, (por edhe ndere të tjera) i ka marrë para në dorë dhe jo pak, por gjobën e kishte mbi 10 mijë euro, ndaj i kërkoj ILDKPKI-së dhe Prokurorisë, ta hetojnë me themel atë njeri, që ndoshta gabimisht dhe fatkeqësisht hyri në Parlament dhe që kur iu zbuluan manovrat e “milionerit” u bë si bishë, duke sulmuar madje edhe mediat, apo siç i quante ai “kolegët”, apo edhe opozitën, që kishin inat dhe kërkonin paratë e tij. Për sa i përket atyre që i quajti “kolegë” mendoj, që në fakt, nuk i ka të tillë për vetë profesionin që ai ka në të vërtetë”. Duke mos dashur të identifikohet me emër, ish-deputeti tha, se “shumë shpejt do të jem i gatshëm të dëshmoj po të jetë nevoja edhe pranë organeve kompetente dhe t’i tregoj me fakte, se si ky deputet, që lypte para për fushatën, na ishte në fakt miliarder, në të kundërtën të tregojë hapur dhe me kurajë se ku i ka gjetur paratë, sepse me rrogë gazetari vetëm ushqehesh ti dhe familja, por jo të bëhesh kaq i pasur, sa për t’u bërë bankier. Unë kam 20 vjet që merrem me biznes dhe nuk jam bankier”. Por ish-deputeti nuk është i vetmi që ka shpërthyer në denoncime ndaj deputetit miliarder të Rilindjes, pasi e pakta edhe tre persona janë deklaruar se “nuk morëm poste, edhe pse na u premtua gjatë fushatës, sepse nuk kishim 10 mijë euro t’i jepnim “shefit” që mbulonte zonën ”. Nga ana e tij Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ( ILDKPKI) bëri të ditur, se ka nisur hetimin e plotë për pasurinë e deputetit socialist pas raportimeve se ka blerë aksione në një bankë . Në një njoftim zyrtar ky institucion deklaroi se “ILDKPKI, filloi kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Nisur nga njoftimet e mediave në lidhje me blerjen e aksioneve në një bankë nga bashkëshortja e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë, Inspektori i Përgjithshëm bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar dhe ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të subjektit për të cilin kanë nisur hetimet por që sigurisht do të mbyllen ashtu sikurse edhe të tjerat, pasi shteti ka në dorë edhe prokurorinë edhe hetimin edhe drejtësinë. Objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit. Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për kompanitë që i kanë deklaruar këto shuma që deputeti deklaron? Si ia ka dhënë dhe a ka paguar tatime dhe taksa për këto shumë kompanitë në fjalë. Të kontrollohen edhe lokalet që janë blerë në Tiranë dhe në emër të kujt janë. Konstituimi i institucioneve të drejtësisë në ditët në vazhdim do të bëjë që zyrtarisht të shkojë dhe të dorëzojë denoncimin për deputetin miliarder.
Sigal