Ish-deputeti demokrat merret zvarrë nga policia

544
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është tërhequr zvarrë nga Policia gjatë protestës së zhvilluar sot në Cërrik kundër kryeministrit Rama,

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, Policia ka marrë me forcë Boçin dhe disa protestues të tjerë duke i shoqëruar në polici.

Shoqërimi ka ardhur pas një debati që Boçi ka pasur me drejtorin e Policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Pamjet e marrjes zvarrë të ish-deputetit Boçi janë siguruar nga kamerat e FaxNews.

Kryeministri Rama u prit me protesta sot në Librazhd, Njësinë Mollas dhe në Cërrik, ashtu si edhe në turin që ka zhvilluar në Shqipëri, ky qytetarët i kanë bllokuar rrugën.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/04/pTQD9gydgaC5ADlDKwzE_02_97d293ff18d291a8231fc593f23c50b8_video_360p_converted.mp4